Stoltenberg: Anëtarësimi në NATO nuk është vetëm për karrige, është forcim i sigurisë

Vizita e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Maqedoninë e Veriut dërgon sinjal të qartë – Aleanca është e gatshme t’i dëshirojë mirëseardhje vendit në familjen euroatlantike.

Kjo është porosia që e dërgoi Stoltenberg në intervistën për MIA dhënë para vizitës në Shkup ku do të mbahet takimi i ambasadorëve të vendeve anëtare të Aleancës.

Thotë se me padurim pret përsëri të vizitojë Shkupin dhe ka porositur se ratifikimi i protokollit aderues mirë po përparon. Në intervistën për MIA, Stoltenberg madje flet edhe mbi mundësitë disa vende të mos e ratifikojnë protokollin, ndërsa sipas tij anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO do të kontribuojë në sigurinë e Ballkanit Perëndimor dhe të mbarë rajonit euroatlantik.

Në takimin e Këshillit euroatlantik pret të bisedohet për integrimin e vendit në NATO por edhe progresin e reformave, atyre në sferën e gjyqësisë. Stoltenberg flet edhe për rëndësinë e pjesëmarrjes së Maqedonisë së Veriut në takimet e Aleancës por edhe zhvillimin e mëtutjeshëm të ngjarjeve në kontestin mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Me padurim pres përsëri të vizitojë Shkupin, këtë herë me Këshillin Veriatlantik, ato janë 29-të ambasadorët  të të gjitha shteteve aleate të NATO-s. Vizita jonë në Maqedoninë e Veriut dërgon sinjal të qartë- Aleanca është e gatshme t’i dëshirojë mirëseardhje vendit në familjen e NATO-s. Në shkurt e kemi nënshkruar protokollin aderues. Ky ka qenë moment historik për vendin tuaj dhe Aleancën. Tani Maqedonia e Veriut ka vend në tavolinën e NATO-s. Ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov na është bashkëngjitur në prill në përvjetorin e Aleancës, ndërsa më vonë në qershor ministrja Shekerinska përsëri do të merr pjesë në mbledhjen e ministrave të Mbrojtjes së NATO-s në Bruksel. Me rëndësi është të vazhdohet hapi i reformave derisa bëheni gati për anëtarësim të plotfuqishëm, ndërsa ne do të vazhdojmë të ju mbështesim në këtë rrugë”, tha Stoltenberg.

Ai tha se “jemi në rrugë të mirë të pranojmë Maqedoninë në NATO. Kjo është mundësuar falë angazhimit dhe guximit të liderëve në Shkup dhe Athinë të gjejnë marrëveshje për kontestin e emrit. Ratifikimi mirë po përparon dhe kur të gjithë aleatët do ta ratifikojnë protokollin, Maqedonia e Veriut do të behet anëtare e 30-të e aleancës. Anëtarësimi në NATO do të sjell siguri më të madhe dhe prosperitet për të gjithë njerëzit në Maqedoninë e Veriut. Do të merrni pjesë në zhvillimin e politikave të NATO-s. Vota juaj do të jetë e njëjtë sa e aleatëve tjerë në sjelljen e vendimeve që duhet ta ruajnë sigurinë dhe prosperitetin e vendeve tona.  Anëtarësimi juaj në NATO do të kontribuojë në sigurinë e Ballkanit Perëndimor dhe të mbarë rajonit euroatlantik. Kjo tregon se puna, reformat dhe angazhimi janë shpaguar dhe se dyert e NATO-s mbeten të hapura”.

Sipas tij, procesi i aderimit tani është selitë e 29-të shteteve, ku protokolli do të ratifikohet konform procedurave kombëtare dhe ligjet vendore. Disa vende veçmë e kanë ratifikuar. Ai thotë se Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e NATO-s, pasi aleatët do ta ratifikojnë protokollin aderues. “Nuk mund të them saktë sa do të zgjas procesi, për Malin e Zi ka qenë i nevojshëm një vit”, tha ai.

Çdo aleat, pa dallim të madhësisë, kontribuon për Aleancën dhe ka votën identike në vendimet e NATO-s. Ne veç bashkëpunojmë nga afër. Fuqishëm kontribuoni për stabilitetin e rajonit në Ballkanin Perëndimor, ushtritë tona bashkë shërbejnë në Kosovë dhe Afganistan, ne jemi shumë mirënjohës për kontributin e Maqedonisë së Veriut në paqen dhe stabilitetin. Ta kemi Maqedoninë e Veriut anëtare të ardhshme në NATO është më shumë se dhënia e një karrige në tavolinë. Bëhet fjalë për forcim të Aleancës dhe forcim të sigurisë rajonale. Vendet e Ballkanit Perëndimor të cilët i janë bashkëngjitur NATO-s u bënë eksportues të stabilitetit të Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë. Ballkan Perëndimor stabil është në interes tonë. Bashkëngjitja në NATO nënkupton se Maqedonia e Veriut nuk është e vetme. Keni 29 vende tjera të cilët angazhohen të ju mbrojnë. Ky është përcaktimi të cilën një vend mund t’ia jep një tjetrës: një për të gjithë, të gjithë për një”, shtoi Stoltenberg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button