Molliqaj: Kemi strategjinë për ta rrëzuar Haradinajn

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, në një intervistë për gazetën “Zëri” ka deklaruar se partia e tij ka strategjinë për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj” dhe për shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme brenda 6 muajve.

“Partia Socialdemokrate (PSD) ka strategjinë për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj” dhe për shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme brenda gjashtë muajve, përkatësisht deri në fund të këtij viti, ka deklaruar Molliqaj.

Megjithatë për të pasur sukses një strategji e tillë, Molliqaj pranon se nevojitet ndihma e LDK-së, e ish-partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje dhe e Alternativës.

Përderisa për kryeministrin Haradinaj ka thënë se për shkak të skandaleve të shumta nuk e meriton të vazhdojë të qëndrojë në pushtet, për kryeparlamentarin Kadri Veseli thotë se duhet të japë dorëheqje pas aferës së “Fajdeve”.

Deputeti i PSD-së nuk ka lënë pa kritikuar edhe presidentin Hashim Thaçi në këtë intervistë për “Zërin”, duke thënë se i pari i vendit nuk ka kontribuuar në kauzën për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, pavarësisht deklaratave të tij të fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button