Trump vazhdon përplasjet me Robert Mueller

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump,  ka nisur një sulm të ashpër personal ndaj ish-këshilltarit të posaçëm Robert Mueller, duke e përshkruar atë si “plotësisht konfliktuoz”.

Ai tha se njeriu që udhëhoqi hetimin për ndërhyrjen e pretenduar ruse në zgjedhjet e vitit 2016 -të në SHBA kishte “dëshiruar të bëhej drejtori i FBI-së, por i thashë jo”.

Presidenti gjithashtu pretendoi se të dy kishin pasur një “mosmarrëveshje biznesi”.

Por udhëheqja demokratike e Dhomës së Përfaqësuesve është skeptike për një lëvizje të tillë. Dhe çdo përpjekje për të hequr presidentin nga zyra me siguri do të hidhej poshtë nga Senati i kontrolluar nga republikanët.

Në Shtëpinë e Bardhë të enjten në mëngjes, Trump tha se fjala fajësi për të ishte një “fjalë e pistë e ndyrë dhe e neveritshme”, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Trump iu referua gjithashtu ekipit hetues të këshilltarit special si “disa nga qeniet më të këqija njerëzore në Tokë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button