Austria për herë të parë në histori me kancelare femër

Presidenti i Austrisë, Alexander Van Der Bellen, ka emëruar Brigitte Bierlein, si ushtruese e detyrës së kryeministrit.
Bierlein është kryetare e Gjykatës Kushtetuese në Austri.

Vendimi i të parit të shtetit vjen pas rëniës së Qeverisë së Udhëhequr nga ish-kryeministri, Stefan Kurz, që të hënën nuk i mbijetojë mocionit të mosbesimit.

Mandati i ekzekutivit austriak u ndërpre kur një skandal u publikua nga mediat gjermane, gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung dhe Der Spiegel, që transmetuan një video ku shihet ish- zëvendëskryeministri, Heinz-Christian Strache, i cili u përfshij në një skandal korruptiv, shkruan Deutsche Welle përcjellë Klan Kosova.

Skandal kishte të bënte me një oligarkë ruse e cila në këmbim të kontratave shtetërore do t’i ofronte ish-numrit dy të Qeverisë përkrahje.

Brigitte Bierlein do ta udhëheq ekzekutivin deri në zgjedhjen e qeverisë tjetër.

Ajo është e para në historinë e Austrisë që zgjidhet në postin më të lartë ekzekutiv.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button