Filipçe: Me bashkimin e klinikave s’do të ketë nevojë për drejtorë ekonomik

Me bashkimin e klinikave në një qendër klinike, do të zgjidhet çështja nëse institucionet publike shëndetësore duhet të kenë drejtorë të dytë ose drejtorë organizativë. Këtë dy ditë më parë e deklaroi ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjes se deri ku ka arritur ideja e heqjes së drejtorëve ekonomik, që ishte paralajmëruar dy vjet më parë, ndërsa mjetet që shpenzohen për angazhimin e tyre që do të përdoren për shpërblime dhe paga për mjekët.

Po atë ditë, ministri e shkarkoi nga funksioni drejtorin ekonomik të Klinikës për gjinekologji dhe obstetrikë, Valon Bela, për shkak të marrëdhënieve të përkeqësuara ndërpersonale. Ai u emërua në këtë post vitin e kaluar në tetor.

“Kanë ngelur shumë pak drejtorë ekonomike dhe kemi pasur debat shumë aktiv për atë nëse disa institucione me të vërtetë kanë nevojë për drejtorë ekonomik, sepse ka institucione me shumë të punësuar dhe nganjëherë një drejtor s’mund të kryejë punën, t’ia del ta menaxhojë ose ndonjëherë kanë nevojë për ndihmë nga ndonjë person i cili ka ndonjë profesion tjetër. Në këtë kuptim, debati nuk ka përfunduar, por mendoj se pas bashkimit të qendrës klinike kjo çështje do të mbyllet përfundimisht “, tha Filipçe.

Ai për Sdk.mk tha se ideja është që të hiqen drejtorët ekonomikë të klinikave me bashkimin e tyre në një institucion, përcjell Portalb.mk.

“Klinikat ende s’janë bashkuar, por kjo do të zgjidhë çështjen. Në disa institucione për shkak të specifikës apo madhësisë së institucionit, mund të ketë edhe drejtor të dytë, por debati vazhdon” ,thotë Filipçe.

Heqja e drejtorëve ekonomik u bë problematike qysh në qershorin e kaluar, gjatë miratimit të ndryshimeve në Ligjin për kujdes shëndetësor me të cilat këto funksione duhej të hiqeshin. Heqja e drejtorëve organizativë të klinikave dhe instituteve i prek shtatë drejtorë nga radhët e BDI-së,si dhe tetë drejtorë nga radhët e VMRO-DPMNE-së,  të cilëve në gusht të vitit 2016 qeveria iu ndanë vendime të reja për drejtorë me mandat deri në gusht 2020.

Sipas të dhënave të Ministrisë së shëndetësisë, janë 15 institucione shëndetësore që kanë drejtorë organizativë, e në 14 janë nga dy, pasi në Institutin e Mjekësisë Profesionale ka vetëm drejtor ekonomik.

Ministria e shëndetësisë, më 15 të këtij muaji, publikoi një shpallje për provime për drejtorët e institucioneve shëndetësore publike, të cilët sipas zgjidhjeve ligjore ekzistuese duhet të kenë kaluar të gjithë drejtuesit e spitaleve dhe klinikave. Kjo shpallje, sipas paralajmërimeve të Filipçes është dashur të qenë publikohej qysh në fund të janarit, por ai thotë se gjërat janë vonuar për shkak të zgjedhjeve dhe për shkak se shumë kohë u ka marrë formimi i komisioneve për përgatitjen e çështjeve administrative dhe rregullimi i shpalljes. Sipas shpalljes, provimet do të mbahen në shtator, në dy pjesë atë teorike dhe praktike, ndërsa pyetjet janë ndarë në katër module. Kandidatët të cilët e kalojnë me sukses provimin për menaxher gjithashtu do të kenë edhe provim për prokurime publike.

Drejtorët e klinikave dhe spitaleve janë emëruar si ushtrues të detyrës, ndërsa ministri thotë se para pak kohe sërish u janë zgjatur mandatet për ushtrues të detyrës për gjashtë muaj tjerë. Mandatet e mëhershme u janë vazhduar dy herë. Filipçe tha se mandatet ua kanë vazhduar që ata të jenë në gjendje të përgatiten për provimet për menaxherë, në të cilat mund të paraqiten të gjithë personat e interesuar.

“Përgatitja e provimeve për menaxherë nuk ishte përfunduar dhe kjo na mori shumë kohë, në formimin e komisioneve që i hartuan dhe i rishikuan pyetjet, kontakti me Universitetin Shefild, ku ishte anëtari i huaj i komisionit. E gjithë kjo mori shumë kohë për t’u zgjidhur administrativisht. Tani njoftimet më në fund e kemi publikuar shpalljen në mënyrë që të çdo person të mund të aplikojnë për drejtor”, tha Filipçe.

Sipas zgjidhjeve ekzistuese ligjore, të gjithë ata që do të më vonë do të lajmërohen në shpalljet për drejtor të ndonjë institucioni shëndetësor publik duhet t’i kenë kaluar këto provime.

“Mendonin se nuk ishte e papërshtatshme për publikojmë konkurse për drejtorë në një situatë vetëm kur ish-drejtorët e klinikave dhe shumë pak njerëz të tjerë i kishin kaluar këto provime, dhe në këtë mënyrë të eliminonim mundësinë që dikush tjetër të lajmërohej. Tani shpallja është i hapur dhe i ftoj të gjithë të interesuarit, të cilët kanë kapacitet në përputhje me kërkesat e ligjit të lajmërohen dhe të japin provimin për menaxher”, tha Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button