Grimi minimal, ja se si duket

Efekti ‘pa grim’ vetvetiu duket si një anomali. Është një mënyrë e duhur për t’u dukur sa më natyrale, përderisa në anën tjetër bart rrezikun për t’u paraqitur si një femër me çehre të zbehtë.

Gjatë spektaklit “Calvin Klein”, që u organizua me rastin e javës së modës në New York, Amy Adams e paraqiti efektin minimal me një lëkurë të pastër, me buzë me pak buzë kuq dhe me pak bojëkuq në faqe.

“Me flokët e saj të ndara në mes dhe me një fustan të mrekullueshëm me ngjyrë të bardhë, Amy u paraqit me dukjen ashtu siç kishte dëshiruar”, tha artisti që merret me dukjen e yllit, Stephen Sollitto.

Krijoni edhe ju një dukje të tillë, me pak buzëkuq në buzë dhe bojëkuq në faqe, si dhe maskarë në qerpikë. Sollitto e kishte krijuar një skuqje me ngjyrë pjeshke, duke përzier dy forma të ndryshme për një efekt më të ndritshëm. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button