Si të mos ju ngjiten vezët për tigani?

Për këtë truk ju nevojitet vetëm një gjë të cilën me siguri e keni në dollap

Me siguri urreni kur fërgoni vezë në tigan, ndërkaq të gjitha ju ngjiten në sipërfaqe. Nuk është ndonjë zgjidhje t’i hidhni gjysmë litri vaj vetëm e vetëm për këtë shkak, por edhe assesi nuk është i shëndetshëm, transmeton Telegrafi.

Kjo më nuk do të duhej të bëhej problem, sepse njëri ndër kuzhinierët australianë ka ndarë me ne trukun e shkëlqyeshëm me të cilin vezët do të mund t’i fërgoni çdo herë në mënyrë të shkëlqyeshme. Ku qëndron truku?

Richard Kornish thekson që e gjitha që ju nevojitet është – letra për pjekje.

Kur të nxehet tigani në zjarr mesatar qitni një sasi të vogël gjalpi dhe vaj ulliri në letër dhe vezët thyeni drejtpërdrejt në të, pastaj mbuloni me kapak. Kur të piqen nga njëra anë, rrotulloni me pirun të përshtatshëm.

Kjo metodë mbase nuk do t’i lërë skajet krokante, mirëpo së paku nuk do të nervozoheni për shkak të racionit të pasuksesshëm dhe larjes së tiganit të djegur.

Kornisch gjithashtu është ithtar i mbulimit të vezëve derisa të piqen, sepse në atë mënyrë ngrohtësia përhapet në mënyrë të barabartë nëpër tigan. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button