Zaev: Bela u shkarkua pasi ka folur gjepura

Shkarkimi i menjëhershëm i drejtorit ekonomik të Klinikës së Gjinekologjisë, Valon Bela, që ka ndodhur përpara dy ditëve, sipas kryeministrit Zoran Zaev, ka ndodhur pasi që ka folur gjepura, njofton Portalb.mk.

Ai tha se me Belën ka pasur probleme dhe se ai ka qenë njëri ndër drejtorët, të cilët kanë qenë në debat për ndryshim të funksionarëve, të cilët nuk e kanë kryer mirë punën e tyre.

“Ai sipas të gjitha gjasave pasi që ka dëgjuar se do të ndërrohet ka dalë me kësi akuza”, tha Zaev.

Ndaj kësaj, ka reaguar Bela në rrjetin social Fejsbuk.

“Punët po bëhen edhe më interesant. Involvimi i kryeministrit Zaev tregon qartazi se rrënjët e krimit shkojnë shumë larg!

  1. Nëse mua më është bërë e ditur se do të shkarkohem, përse mu vazhdua vendimi si u.d. drejtor ekonomik në klinikën për gjinekologji dhe obstetrikë ??

Faktet po kundërshtojnë deklarimet frustruese të kryeministrit Zaev.

  1. Nëse ju emëroni një filologe të diplomuar për motër kryesore në një institucion kaq të rëndësishëm, (në kundërshtim me Ligjin) atëherë shtrohet pyetja: “kush tallet me këtë institucion?”, shkruan Bela në fejsbuk.

Ky veprim ka pasoja penale dhe ngjashëm sikur me ish drejtorin e Kadastrës, avancimi i tillë duhet të merr epilog penal”, shkruan Bela në Fejsbuk.

Ndryshe, të martën ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, e ka shkarkuar Belën, për shkak të sjelljes së pahijshme. Shkarkimi ka ardhur pasi Bela, nëpërmjet një postimi në Fejsbuk një ditë më parë e ka akuzuar kolegen e tij, Viktorija Jovanovska, drejtoren e Gjinekologjisë, për furnizimet publike se ka favorizuar një kompani për teste laboratorike dhe për të njëjtën e ka njoftuar Prokurorinë Publike. Jovanoska ka paralajmëruar se do të dorëzojë padi penale për shpifje dhe ofendim për, ashtu siç ka deklaruar, gënjeshtrat që i ka deklaruar Bela, ndërkaq ka shtuar se në prapavijë të rastit qëndron kërkesa nga Bela që të angazhojë persona të tij nga Komuna e Çairit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button