Erdhën nga Suedia që të martohen, por e ka mbyllur gruan e tij në banesë dhe e ka rrahur deri në mëngjes

Prokuroria Themelore Publike-  Shkup ka ngritur aktakuzë kundër një shtetasi nga Bosnja dhe Hercegovia për vepër penale të bërë “lëndim trupor dhe privim nga liria”, pasi ai e ka mbyllur bashkëshorten e tij në banesë dhe me orë e ka rrahur, transmeton Portalb.mk.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se shtetasi i Bosnjës dhe Hercegovinës ka jetuar me atë në bashkësi jashtëmartesore në Suedi, ndërsa në maj kanë ardhur në Maqedoninë e Veriut që të kurorëzohen.

“Ata kanë huazuar banesë në Shkup, në të cilën më 23 maj rreth orës 23, i akuzuari e ka mbyllur atë dhe më pas e ka hedhur çelësin dhe ia ka marrë telefonin që të mos mund të kërkojë ndihmë. Më pas ka filluar ta godasë. Për shkak të veprimeve të të akuzuarit, që kanë zgjatur deri në orën 5 e 30 të mëngjesit,viktima ka pësuar lëndime shumë të rënda trupore”, thonë nga Prokuroria.

Shtetasit të Bosnjës dhe Hercegovinës i është përcaktuar masë paraburgimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button