fbpx

Armata dhe NATO në “Krivollak” do ta mbajnë stërvitjen “Goditja vendimtare”

Rreth 2.700 ushtarë nga gjashtë shtete, duke përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, prej 5 deri 9 korrik në dy rotacione, në Qendrën për stërvitje “Krivollak” do ta mbajnë stërvitjen “Goditja vendimtare”, transmeton MIA.

Armata ynë dhe ushtria e SHBA-së, siç informuan nga Armata, do të marrin pjesë me nga 1.300 ushtarë, ndërsa Mali i Zi me 75, Lituania me 10, Bullgaria dhe Shqipëria me nga 25 ushtarë. Me stërvitjen, ushtritë do të sigurojnë sinkronizimin e forcave dhe kapaciteteve dhe rritjen e interoperativitetit mes forcave për operacione speciale të vendeve partnere.

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, në brifingun e sotëm për stërvitjen në “Krivollak”, tha se me stërvitjet e tilla  dëshmohet se Maqedonia e Veriut e meriton anëtarësimin e saj në NATO dhe se për dy vite kemi arritur të organizojmë katër stërvitje të rëndësishme rajonale.

“Kjo është stërvitja më e madhe kombëtare që e organizojmë në territorin tonë. Kjo i tregon jo vetëm kapacitetet tona, kjo është dëshmi për besimin të cilin NATO partnerët e kanë në Maqedoninë e Veriut. Fakti se në stërvitjen tonë kombëtare, të cilën vet do ta udhëheqim dhe organizojmë, ku marrin pjesë gjashtë vende, prej të cilave të gjitha tjerat janë veçmë anëtare të Aleancës dhe mbi 2.700 pjesëtarë të këtyre armatave, tregon se mundemi, se dimë dhe se kemi krijuar besim që kjo të mundësohet. Stërvitja do të nënkuptojë interoperabilitet dhe bashkëpunim të madh të gjashtë deri dje armata partnere, e nga fundi i vitit edhe aleate”, tha Shekerinska.

Ajo theksoi se SHBA-ja është partner i yni strategjik, me të cilin veçmë kemi bashkëpunuar dhe shumë shpesh edhe jemi stërvitur dhe se pikërisht për këtë shkak na është dhënë besimi për organizimin e “Goditjes vendimtare”.

Koloneli Timoti Bjuken, i cili është atashe mbrojtës i SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, tha se bashkëpunimi bilateral mes dy shteteve është shumë i rëndësishëm dhe se Uashingtoni çdoher e ka përkrahur anëtarësimin e vendit në Aleancë.

Ai shtoi se procesi i ratifikimit të protokollit në Senatin e SHBA-së veçmë ka filluar dhe se pret që ky proces të përfundojë deri në vjeshtë të këtij viti.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close