Ka ndërruar jetë një person që i vuri vetes zjarrin afër Shtëpisë së Bardhë

Personi që i vuri dje vetes zjarrit në afërsi të Shtëpisë së Bardhë ka vdekur nga lëndimet e marra, ka konfirmuar sot Policia amerikane, raporton Reuters.

Një burrë dje i kishte vënë zjarrin vetes në Ellipse, një hapësirë e njohur për turistët ndërmjet Shtëpisë së Bardhe dhe Monumentit të Washingtonit, transmeton Koha.net.

I identifikuari Arnav Gupta, pas incidentit ishte dërguar në spital por kishte vdekur disa orë pas incidentit, ka thënë Policia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button