fbpx

Pendarovski: Presim mbështetje nga Franca për caktimin e datës për negociata

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot e priti ambasadorin e Republikës së Francës, Kristian Timonie.

Në takim janë shkëmbyer mendime për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Francës si dhe informacionet për gjendjen aktuale në të dyja shtetet, dhe për ngjarjet në rajon.

Presidenti Pendarovski, bëri të ditur sot se kabineti i tij, ka shfaqur kënaqësi për zhvillimin e bashkëpunimit midis të dyja shteteve, që karakterizohen me miqësi dhe besim të ndërsjellë. Pendarovski ka theksuar se Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Francës sheh mik dhe aleat të sinqertë në realizimin e qëllimeve strategjike.

Pas publikimit të djeshëm të Raportit të Komisonit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2019,  Pendarovski ka shfaqur pritje se Këshilli Evropian, do të marrë vendim për fillimin e negociatave inkuadruese për anëtarësim.

“Për realizimin e hapit të ardhshëm, caktim të datës për fillimin e negociatave inkuadruese për anëtarësim në BE e presim mbështetjen edhe të Republikës së Francës”, ka theksuar Pendarovski në takim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button