Kante: Ishte kënaqësi të luaja me Hazardin

N’Golo Kante thotë se nuk është i pikëlluar nga largimi i mundshëm i Eden Hazardit.

Belgu shënoi dy gola në fitoren e Chelseat me rezultat 4-1 kundër Arsenalit në finalen e Ligës së Evropës, transmeton Telegrafi.

Mesfushori francez është i lumtur për sulmuesin, i cili pritet të bashkohet me Real Madridin, për të lënë Stamford Bridgen pasi ka dhënë aq shumë për klubin.

N’Golo Kante dhe Granit Xhaka (Foto by Michael Regan/Getty Images/Guliver)

“Nuk është e trishtuar, mendoj se Eden ka bërë një punë të mrekullueshme, ka pasur një kohë të mahnitshme me Chelsean”, tha fillimisht Kante.

“Ai ka qëndruar këtu një kohë të gjatë, ka fituar shumë trofe, ne jemi të lumtur për të. Nuk e di se çfarë do të ndodhë më pas, por vetëm mund t’i dëshirojë më të mirën”.

Ai ka bërë shumë për Chelsean. Ishte kënaqësi të luaja me të dhe do të shohim se çfarë do të ndodh gjatë ditëve të ardhshme”, tha francezi.

Ndryshe, Hazard ka dhënë intervista të ndryshme gjatë mbrëmjes së kaluar duke aluduar se po largohet nga The Blues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button