Aferë me këshilltarët: Këshilltar misterioz për BE, gazetar dhe prezantues, në listën e këshilltarëve të Zaevit

Në vazhdimin e tretë të storjes “Aferë me këshilltarët” IRL publikon tre emra të ri të cilët janë bashkëpunëtor të jashtëm të kryeministrit Zoran Zaev. Këshilltar misterioz për BE-në, udhëheqës dhe autor i teksteve për këngë popullore dhe gazetar. Në dy pjesët e para publikuam se bashkëpunëtor të Zaevit janë shkrimtari Venko Andonovski dhe biznesmeni Aleksandar Ruzhin, si dhe Filip Andov-Sokoll dhe Stefani Arsovska. Sot i publikojmë këshilltarët për BE integrime, media dhe reforma në jurisprudencë, transmeton Portalb.mk.

Poet, autor tekstesh dhe këshilltar për media

Poeti, autori i teksteve dhe udhëheqësi Gjorgji Kallajxhiev është këshilltari i parë i jashtëm të cilin e ka përcaktuar kryeministri Zoran Zaev. Marrëveshja është nënshkruar një ditë pas formimit të Qeverisë, më 1 qershor të vitit 2017. 56-vjeçari nga Strumica është këshilltar për media, i kryeministrit ndërsa për angazhim të tij merr nga 40.000 denarë në muaj.

“Jam i angazhuar me propozim dhe me vendim të kryetarit të Qeverisë, kurse aktivitetet e mia kanë të bëjnë me përgatitje të brifingut dhe të dokumenteve për takime të ndryshme me mediat që i mban kryeministri, por edhe përmbajtje (pika kryesore, teza dhe ngjashëm) të cilat më vonë PR – sektori i konverton në fjalime për kryeministrin”, deklaroi Kallajxhiev për IRL.

Gjorgji Kallajxhiev dhe Irena Spirovska bëjnë tërheqjen e radhitjes së këngëve në Folk Fest Vallandovë 2019
Gjorgji Kallajxhiev dhe Irena Spirovska bëjnë tërheqjen e radhitjes së këngëve në Folk Fest Vallandovë 2019

Gjorgji Kallajxhiev është i punësuar në televizionin rajonal TV VIS nga Strumica. Ai është udhëheqës i dy emisioneve në të cilat kryesisht trajtohen tema nga fusha e kulturës. Këshilltari për media i kryeministrit për vete thotë se nuk është gazetar, kurse puna e tij e rregullt nuk bie ndesh me funksionin në Qeverinë.

“Në shtëpinë mediatike, ku punoj 28 vite, ka 12 vite tash më që s’jam gazetar, por vetëm udhëheqës i dy emisioneve me karakter argëtues-rekreativ, që donë të thotë se s’kam fare kontakt me politikën programore të medias. Angazhimin që e kam si këshilltar më jep të drejtën të kem profesion të rregullt”.

Kallajxhiev është nënshkruar në disa pika muzikore popullore, kurse këtë vit këshilltari i kryeministrit do të jetë edhe një nga prezantuesit e Folk Fest Vallandovë, së bashku me Irena Spirovska.

Ndjekje pas këshilltarit misterioz për Bashkimin Evropian

Ljupço Zafirovski është bashkëpunëtor për “Lehtësim të procesit të aderimit të RMV në BE, asistim në realizimin e prioriteteve  dhe përcaktimeve strategjike të Qeverisë në lidhje me integrimet euroatlantike”. Kjo është informata e vetme që e kemi marrë prej Qeverisë për këtë këshilltar të Zaev-it me honorar mujor prej 1.200 euro. Këshilltarin, i cili është me pagesat ndër më të mirat, nuk ia dolëm ta gjejmë në asnjë rrjet social, ndërsa emri i tij nuk shfaqet as në kërkuesin Gugëll. Kërkuam ndonjë punim, analizë apo deklaratë në lidhje me Bashkimin Evropian, por diçka e tillë nuk ekziston.

Ljupço Zafirovski me miqtë e tij
Ljupço Zafirovski me miqtë e tij

 Zafirovski është pensionist dhe e gjetëm në një kafene në Shkup, ku i relaksuar e pinte kafen e tij të mëngjesit me miqtë. Kafen ia bënë të hidhur gazetarët e IRL kur iu afruan për ta pyetur rreth angazhimit tij në Kabinetin e kryeministrit.

“Paj, s’do të doja të flas në kafene, për angazhimin tim në Qeveri”, na tha Zafirovski.

Megjithatë insistuam se ai paguhet me para shtetërore dhe e ka për obligim të jep llogari për punën e vet. Kur e pyetëm për biografinë profesionale dhe përvojën e tij për integrimet euroatlantike ai u përgjigj: “Me siguri jam kompetent, meqë më kanë zgjedhur për këshilltar”.

Zafirovski tha se është më mirë pyetjet t’ia dërgojmë në mejll. Ia dërguam pyetjet në adresën e postës së tij elektronike [email protected], mirëpo nuk kemi marrë përgjigje. E kërkuam firmën nga mejlli i tij “Eko fud eksport”, por ajo nuk ekziston më.

Gazetar dhe këshilltar

Në listën për pagesa të Zaevit është edhe gazetari i TV 24 Ljubisha Stankoviq. Ai është bashkëpunëtor për “Komunikim dhe marrëdhënie me publikun në procesin e reformave në sistemin e jurisprudencës dhe pjesëmarrje në këshillin për përcjellje të implementimit të Strategjisë për reformë në sistemin e jurisprudencës (2017-2022)”.

Stankoviq është i angazhuar si PR në Këshillin për reforma në jurisprudencën nga muaji prill i vitit të kaluar. Ai merr honorar mujor prej 30.000 denarë.

Ljubisha Stankoviq
Ljubisha Stankoviq

Stankoviq ishte një nga kritikuesit e zjarrtë të pushtetit paraprak, aktivist dhe pjesëmarrës në “Revolucionin e laraman”. Për pozicionin e tij të dyfishtë,edhe si gazetar edhe si PR i qeverisë, konsideron se nuk është në konflikt.

“Për atë pozitë, PR i Këshillit për reforma në jurisprudencën, kërkohej gazetar i cili e mbulon këtë fushë. Ky kusht është përcaktuar nga Qeveria. Iu përgjigjem pyetjeve të kolegëve, i organizoj mbledhjet, nuk bëj kurrfarë PR-i, nuk shkruaj komunikata dhe aktivitete të ngjashme të cilat do të ishin konflikt. Nuk e kam të qartë përse kjo është më ndryshe se gazetarët që janë anëtarë të këshillave drejtues dhe mbikëqyrës ku realisht ka konflikt”, thotë Stankoviq i cili shumë vite është një nga emrat e parë të raportimit për jurisprudencën dhe me përvojë të madhe profesionale mbas vetes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button