Mandati i Gruevskit do të votohet në seancën e njëjtë për zgjedhjen e ministrave të ri

Nga 7 qershori e më pas mund të mbahet seanca në Kuvend në të cilën do të votohet për marrjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevski, nëse arrin edhe propozimi nga kryeministri dhe të zgjedhën ministrat e ri. Këtë e njoftoi sot kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në takim me gazetarët. Ai tha se nga aspekti formal nuk ka pengesa që të dy pikat të vendosen në seancën e njëjtë, transmeton Portalb.mk.

Javën e ardhshme deputetët kanë obligime shtesë, ndërsa nga 15 deri 20 qershor delegacioni parlamentar do të jetë për vizitë në Kinë, ndërsa më 25 qershor Xhaferi do të marrë pjesë në ratifikimin e protokollit për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO në Budapest. Nga 21 deri 23 qershor në Shkup do të mbahet mbledhje e re në kuadër të procesit të Zhan Monesë, ndërsa tema do të jetë ndryshime në Rregulloren për punën e Kuvendit. Për këtë çështje nesër përfaqësues të grupeve parlamentare duhet të bisedojnë dhe t’i tejkalojnë dallimet deri në mbledhjen e re në kuadër të Zhan Monesë.

Xhaferi vlerësoi se Raporti i Komisionit Evropian për zhvillim ka cituar gjithçka që është kërkuar nga ne, e kemi bërë dhe se siç tha Mogerini, tani në radhë është BE.

Në lidhje me prokurorinë, kryetari i Kuvendit tha se partitë ende bisedojnë dhe se mund të miratohet deri në fund të korrikut madje edhe të dorëzohet në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button