Zaev: Në radhë është Evropa që të japë datë

Kemi treguar se jemi të përgatitur të sjellim vendime të guximshme dhe historike si dhe të tregojmë pjekuri politike dhe sjellje evropiane, tha kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, transmeton Portalb.mk.

“Kohën tonë në ‘pritje’ e kemi shfrytëzuar që të përgatitemi për negociatat për qasje. Sot jemi të përgatitur edhe në mënyrë politike dhe institucionale.  Pas këtij rekomandimi për kohë shumë të shpejt do ta kompletojmë edhe ekipin e negociatave, ndërsa kah fundi jemi edhe me skriningun e përgatitur teknik për të gjithë kapitujt. Detyrat tona janë t’i plotësojmë kushtet nga fillimi deri në fund dhe plotësisht jemi të përgatitur për negociata. Tani, në radhë janë shtetet anëtare dhe institucionet e Bashkimit Evropian. Në radhë është Evropa”, tha Zaev.

Sipas kryeministrit, porosia është qëndrim i qartë për fillim të procesit të negociatave me hajen e kapitujve dhe është në interes edhe të Bashkimit Evropian.

“Hapja e negociatave për anëtarësim ne BE është garancioni i vetëm për mirëmbajtje të stabilitetit vendor dhe për mirëmbajtje të impulsit reformues me Maqedoninë e Veriut, me efekte pozitive për gjithë rajonin e Ballkanit perëndimor”, tha Zaev.

LEXO: Lajme të mira, KE-ja rekomandoi nisjen e negociatave me RMV-në dhe Shqipërinë (FOTO-VIDEO)

LEXO: Partitë politike e mirëpritën rekomandimin e KE-së për RMV-në, por opozita shqiptare ka kritika
LEXO: Ambasadori Zhbogar ia dorëzoi Pendarovskit, Zaevit dhe Xhaferit raportin e KE-së (FOTO-VIDEO)
LEXO: Zhbogar uroi për vendimin e KE-së, me rekomandimin: Gjyqësori, administrata dhe transmetuesi publik duhet të reformohen
LEXO: Këto janë pikat kryesore pozitive të raportit të KE-së për Maqedoninë e Veriut

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button