Ndërtimi i rrjetit të gazsjellësit në Manastir do të fillojë në vitin 2020 dhe do të mbarojë për 10 vite

Komuna e Manastirit ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë “Prostor” nga Kumanova për punimin e projektit për rrjetin e gazsjellësit me vlerë prej 100.000 euro, njofton “Meta“, transmeton Portalb.mk.

Marrëveshja me kompaninë “Prostor” ka të bëjë edhe me projektin ideor dhe themelor, për rrjetin e gazsjellësit dhe për korridorin telekomunikues.

“Sipas planit projektues, miratimi i ndërtimit do të duhej të ishte gati në gjysmën e parë të vitit 2020. Rrjeti sekondar gazsjellës do të ndërtohet në disa faza, varësisht nga mjetet e siguruara dhe nga nevoja e shfrytëzuesve, ndërkaq pritet që tërë ky proces të rrumbullakohet në 10 vitet e ardhshme”, thonë nga Komuna e Manastirit për “Meta”.

Gazsjellësi i magjistrales nga Negotina nëpërmjet Kavadarit, Prilepit dhe deri në Manastir, është me gjatësi prej 92 kilometra. Sipas dinamikës së ndërtimit, pritet që i njëjti të mbarohet në tremujorin e parë të vitit 2020.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button