Xhezair Shaqiri-Hoxha tashmë një vit nuk është këshilltar i kryeministrit

Burimi: KriThink

Bëhet fjalë për plasim të vrazhdë të një informacioni të pasaktë, e cila potencohet që në titull, e poashtu përmendet disa herë në pjesën përmbajtjesore të tekstit – se Xhezair Shaqiri-Hoxha është këshilltar i kryeministrit Zoran Zaev. Mirëpo, Shaqiri më shumë se një vit nuk është këshilltar i kryeministrit. Përndryshe, teksti është formuluar në atë mënyrë që të krijojë përshtypje se dikush që merr rrogë nga buxheti i shtetit është haptazi kundër forcave maqedonase të sigurisë.

Lajmi i plotë

Linku deri te artikulli origjinal: Këshilltari i Zaevit: Jam krenar me heronjtë e “Lagjes së Trimave” që vranë 8 dhe plagosën 37 policë maqedonas

Data dhe koha e publikimit: 12.5.2019

Data e recensionit: 13.5.2019

Recenzues: Sasho Spasoski

 

Artikulli e prezanton Xhezair Shaqirin, i njohur si komandant Hoxha nga konflikti i armatosur në vitin 2001, si këshilltar aktual i kryeministrit, që është informacion i pasaktë.

Në fakt, kur do ta lexoni fjalinë e parë të tekstit: “Emërimi i Xhezir Shaqirit, i njohur si komandant Hoxha, për këshilltar për sigurim të kryeministrit Zoran Zaev, nuk pushon ta shqetësojë publikun” fitohet përshtypja se kjo ndodh tani, në momentin aktual.

Megjithëse angazhmani i Shaqirit për ta këshilluar kryetarin e qeverisë për çështje sigurie (me kontratë për një vit) ishte në maj të vitit të kaluar (2018), ndërsa disa ditë më vonë (11 maj 2018), kryeministri Zaev njoftoi se Shaqiri e ka informuar se do të tërhiqej nga pozita për shkak të reagimeve të publikut.

Kështu që ai që e ka shkruar tekstin është dashur ta verifikojë informacionin përpara se ta plasojë atë, veçanërisht pasi që këto ngjarje kanë ndodhur një vit më parë.

Duke e shkruar këtë recension, ne edhe njëherë e verifikuam se mos ndoshta Xhezair Shaqiri, ende figuron si këshilltar i kryeministrit. Zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski na e dha përgjigjen e njohur se Shaqiri ka dhënë dorëheqje para një viti.

Verifikimi i fakteve, madje edhe atëherë kur gazetari mendon se i di ato në mënyrë ideale, është pjesë e parimeve themelore të gazetarisë profesionale dhe të përgjegjshme. E këtë e parasheh edhe Kodi i gazetarëve, i cila këtë standard për gazetari të drejtë etike e potencon që në fillim, në nenin 1:

Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale e as nuk do të falsifikojë dokumente. Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar. Saktësia e informatës duhet të vërtetohet sa më shumë që është e mundur.

Përndryshe, në formë identike ky tekst u shfaq edhe në një ueb-faqe tjetër (“Infomaks”), e cila, njësoj sikurse edhe “Republika” si burim, e thekson portalin “Publik”. Megjithatë, si portal mediatik me një histori më të gjatë, përgjegjësia e “Republikës” për përhapjen e të pavërtetave sigurisht është më e madhe se ajo e burimit në fjalë.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button