PSP kërkoi paraburgim të ri për Gruevskin, që të mos arratiset në të ardhmen

Gjykata e Apelit pas dorëzimit të ankesës që t’i shfuqizohet paraburgimi ish kryeministrit, Nikolla Gruevski, të caktuar për rastin gjyqësor “TNT”, gjegjësisht për shkatërrimin e kompleksit banesor “Kosmos”, njofton Portalb.mk.

Këtë në seancë gjyqësore e ka zbuluar prokurori i PSP-së, Burim Rustemi, i cili nga Këshilli  Gjykues ka kërkuar që të akuzuarit Nikolla Gruevski përsëri t’i shqiptohet masë paraburgimi.

“Përsëri kërkojmë që Gruevskit t’i shqiptohet paraburgim, sipas nenit 165, paragrafi 1, pika 1, nga Ligji për Procedurë Penale, pasi që ai njëherë është arratisur, kështu që ekziston rrezik që ta bëjë të njëjtën edhe në të ardhmen”, tha prokurori Rustemi.

Në dispozitën e theksuar thuhet se personit i shqiptohet paraburgim nëse “fshihet, nuk ka mundësi që të konfirmohet identiteti ose nëse ekzistojnë rrethana tjera që tregojnë se ekziston rrezik për t’u arratisur”.

Avokati Mehmed Seferi, i cili Gruevskin e mbron sipas detyrës zyrtare, ishte i shkurtër dhe vetëm tha se mbeten në ankesën paraprake.

Në seancën e sotme për “TNT” merren në pyetje dëshmitarët e propozuar nga mbrojtja.

LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTIT – “TNT” 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button