Hazard: Do të ishte fantastike të luaj kundër Chelseat sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve

Eden Hazard duket se e ka ndarë mendjen që të luajë për skuadrën spanjolle të Real Madridit.

Belgu gjatë mbrëmjes së kaluar ka fituar trofeun e Ligës së Evropës me Chelsean, e cila triumfoi në finale 4-1 kundër Arsenalit, transmeton Telegrafi.

Futbollisti ka dhënë një intervistë për televizionin francez, RMC, ku ka zbuluar tërthorazi planet për sezonin e ardhshëm.


Sulmuesi shkoi një hap më tej duke deklaruar se do të ishte “e madhe” të përballej me Chelsean ë Ligën e Kampionëve.

“Chelsea do të jetë në Ligën e Kampionëve në të ardhmen, me gjasë pa ty. A mund të shohim kundër tyre me Real Madridin e Zinedine Zidane?”, pyeti gazetari lojtarin.“Shpresoj që po, ashtu siç shpresoj që të luaj kundër Lilles, e cila gjithashtu është në Ligën e Kampionëve. Do të ishte fantastike”, u përgjigj me buzëqeshje lojtari.

Ndryshe, Hazard raportohet se do të kalojë te madrilenët për një shumë prej 130 milionë eurove.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button