Conte e do Lukakun tek Interi

Аntonio Conte ende nuk është zyrtarizuar si trajner i ri i Interit, mirëpo mësohet se ai tashmë është përcaktuar se cili do të jetë transferimi i tij i parë.

“ESPN” raportoi të mërkurën se Conte po insiston të angazhohet sulmuesi belg Romelu Lukaku nga Manchester Unitedi. Conte kishte tentuar ta transferonte Lukakun edhe në kohën sa ishte në krye të Chelseat, transmeton Koha Ditore.

Në rast se dështon të transferojë Lukakun, atëherë Conte do të bëjë përpjekje për të marrë sulmuesin boshnjak Edin Xheko nga Roma. Xheko duket si opsion më i realizueshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button