Kur predikimet lajthitëse të divines tregojnë dhëmbët!

Titulli i plotë: Kur predikimet lajthitëse të divines tregojnë dhëmbët! A mësohet mësimi ndër shqiptarë dhe nëse po, ku kemi arritur?!-Coma identitare -II

Fenomeni i predikimit të hyjnores dhe amshueshmërisë, gjatë civilizimeve të ndryshme, shpeshherë,  ka rezultuar në ‘fitore të sigurta’! Një ndër elementet më të fuqishme të shkencës hyjnore, është ai i ‘predikimit të së vërtetës së vërtetë’, mbi atë të lajthitjes të së vërtetës dhe ligësisë, që mvarësisht kujt i servohet, në kohëra të civilizimeve të ndryshme, zakonisht është perceptuar si thikë dytehëshe. Kryqësim shpatash që ka shkaktuar ngirjte të zërit të arsyes, zërit të së vërtetës dhe shumë shpesh ka rezultuar në trazira, beteja dhe luftëra, madje edhe ndërmjet vëllezërve të një gjaku dhe popujve të ndryshëm të të njëjtit religjion. Jo gjithnjë, gjatë këtyre përgjakjeve të dala jashtë kontrollit të arsyes njerëzore, fundi i së keqes bërë në emër të përëndisë, kan rezultuar me fitore të së vërtetës, mbi ligësinë e bazuar në intrigime të logjikës iracionale, që më pas të arrijnë të instalojnë sistemet e vlerave të amshuësmërisë, që kanë sjellë sundimin e kllapisë hyjnore te dizajnuar për të qenë e thirrur në emër të amshueshmërisë dhe ligjeve të ‘konfesionit të vërtetë’!

Disa civilizime më të përparuara të botës, në të cilat thirret  historia, njohim fitoret e mëdha të njeriut mbi satanin, me ç’rast një herë e përgjithmonë, ngadhnjeu drejtësia, e vërteta, racionalja, vlera këto, morale dhe shkencore, gjithnjë të përkrahura nga dashuria dhe drejtësia, e bazuar mbi të plotfuqishmin dhe të madhërishmin dhe përkujdesësin e vërtetë, te mbarë njerëzimit. Ndër shembujt më të ndritur, por edhe më të përgjakshëm, që u shtri për shekuj të tërë, duke lënë pas shkatërrim dhe vuajtje popujsh, është epoka e famshme e njohur si         ‘reformacioni religjioz katolik’. Ky benchmark civilizimi, që ndryshoi botën përparimtare të sotme, u zhvillua në vendet që vuanin nga thundra e dogmës dhe gënjeshtrës së Perandorisë së shenjtë romake, shtrirë gjithandej nëpër Europën e mesjetës së hershme dhe të vonë. Epoka në fjalë, në historinë botërore, njifet si ‘ndritje e mendjes së besimtarit’, duke e vëndosur atë në kornizat e ‘konceptit real logjik’, të komunikimit të tij direkt me fjalën e shenjtë dhe Perëndinë e vërtetë, atëbotë i klasifikuar si heretizëm. Një fenomen i paparë për epokën në fjalë, ku një qasje e ketillë ndaj divines, konsiderohej madje edhe blasfemi e çfarë tjeterjo. Ky koncept, ndryshoi Europën e asaj kohe, duke e bërë atë vend më të mirë për të jetuar për të gjithë, madje edhe për pjesëtarë të konfesioneve të tjera, që sot msyjnë drejtë këtij kontinenti të demokracisë së madhe.

Ishte ky Reformacioni i të guximshmëve, të famshmëve të jashtëkohshmëve të bekuar, trimave dhe mendjeve të mëdha të kohës, që  vetë perëndia me drejtësinë e saj, ua ndriti rrugën drejt ikjes nga kthetrat e lajthitjeve të Vatikanit, që ishin; Wydcliffi, Luteri, Jan Husi etj. Perceptimi i religjionit të bazuar në baza shkencore dhe në identitet të mirëfilltë kombëtar, arrijti të trazojë Romën e mëkateve dhe lajthitjeve religjioze, mbi të cilat ajo funksiononte. Për më tepër, pas largimit të tyre nga kjo botë e padrejtë, pas ata lanë legasinë e filozofisë se mençurisë së madhe, të një perceptimi të ri fetar, që ashpër kundrërshtoi Romën dhe Vatikanin e kohës, e njohur si selia e gënjeshtrave të mëdha të ktolicizmit të politizuar. Trimat e mëdhenj tëmendjes, pendës, shpatës dhe ligjëratës, atëbotë patën guximin t’i kundërviheshin një fuqie botërore, që sundonte pamëshirshëm me amshueshmërinë e saj të katolicizmit të politizuar skajshmërisht, gjithnjë në emër të perëndisë, të adminstruar nga vetë papati! Filozofia e tyre fetare, ndriçoi në radhë të parë mendjen dhe ngriti inteligjencën e popujve të tyre, duke përfshirë pjesën më të madhe të shtresave të gjëra popullore, logaritur aty edheudhëheqësinë e mbretërive të tyre.  Një lëvizje e këtillë, ngriti vendet e tyre në panteonin e të mençurve dhe të famshmëve të botës tonë të vogël, por për ne, akoma të brishtë dhe e paperceptuar mjaftueshëm!

Sot, revoltat dhe lëvizjet e kësaj natyre, janë gjithandej. Ato përpiqen të ngrenë zërin e arsyes, madje edhe në kontekstet religjiozo-filozofike të konfesioneve më konfuze dhe skajshmërisht të politizuara, që me strategjine e “ betejës së heshtur”, kanë instaluar filozofinë e tyre të politikës fetare multidimensionale. Kjo e fundit, predikohet sipas narrativeve të absurdit, ato të indoktrinimit në një botë ku ‘frika nga ligjërimi amorf i vlerave fetare’, nuk është gjë tjeter, përveç se një lajthitje multidimensionale që drogon vetëdijën dhe mendimin kritik të inteligjencës kognitive, tek besimtarët në demens. Viktimë e këtyre koncepteve të vjetra, tanimë me një petk tjetër, jemi edhe ne popujt e vegjël! Është mirë e njohur që kjo filozofi religjioze, na percepton si të dobët dhe lehtë të pushtueshem. Është kjo  diplomacia e heshtur religjioze (the silent religious diplomacy), e cila ngadalë, por me siguri, dhe gjithnjë duke përdorur armën më të fuqishme, atë të “heshtjes mbi urtësinë”, dhe atë të konfrontimit vizual ndërmjet autorëve, luajtës të përsosur të roleve makabre të dramës në ndodhje të sipër,  rrënon ‘kështjella indentitare të pambrojtura’. Kështjella të brizhta, në ndërtim të spiër,  të popujve që mbijetuan, madje edhe sundimet më të përgjakshme si ai otoman, sllav, grek etj. Një shembull tipik për këtë ‘mrekulli të mbijetesës mbi pushtetin e trilluar të së shenjtës’, jemi ne shqiptarët e shekullit të ri. Fatkeqsisht, ‘egoja jonë gjenetike e identitetit të pastër shqiptar’ po zvgëlohet me ardhjen e erërave të fudit të demokracisë, që për çudi, kësaj radhe vjen nga lindja e mesme dhe anadolli.

Ndikimi i relikteve dhe klisheve mashtruese që thirren në emër të hyjnise, gjithnjë u është servuar epokave të erësirës, pra të mesjetës, të cilën, në epokën e teknologjive të informimit, tanimë për disa dekada, po e përjetojmë ne shqiptarët europian. Impakti i saj, është i fuqishëm, ai përçan dhe gjunjëzon mendjet e padjallëzuara, të indoktrinuara skajshmërisht, dhe gjithnjë në demens psikologjik. Mendje këto, të natyrës servile që i servohen në pavetedijesi, ‘epokës së clickut global’, ku fuqia e informacionit, kllapit edhe më shumë, mendjet në lajthitje dhe amulli të thellë identitare.  Për të qenë më afër lexuesit tim, me theks të veçantë më afër shqiptarit që kurrë nuk ka arritur, apo ndoshta, në një formë apo tjetren, në një kohë të caktuar, ka arritur të ndritë mendjen e tij, për t’iu rikthyer sërisht lajthitjeve religjoze dhe mjerimit të amullisë konfesionale, gjithnjë e më tepër, fatkeqsisht akoma, rezulton pa vënë në funksionim të balancuar, inteligjencën emocionale dhe atë kognitive të logjiksë së shëndoshë njerëzore, për perceptim racional ndërmjet të ligës dhe të mirës divine!

Rrethana këto të një disbalanci dalë, jashtë kontrolli, të perceptimit të bazuar të vlerave morale, relogjioze,etj.,  kontrolluar nga lajthitja e skajshme, me ç’rast shqiptari i sodit, si nje peshk naiv, ngulitet në grepin e vdekjes, postuar në  një web faqe të caktuar. Roli i tij është në cilësinë e viktimës së predikimeve të mjerimit, ku çudirat qe hasen në këto rrethana, indoktrinojnë atë, në një botë të padefinuar dhe magjike të ligësisë së madhe, që logjika normale, vështirë do ta kishte ta perceptonte. Numri i këtyre viktimave shtohet gjithnjë e më shumë. Madje faktorë të caktuar të shërbimeve të huaja, që si gjithnjë gjatë historisë, thirennë divinen dhe vëllazërinë e shënjtë, i hasim gjithandej. Në ndonjë portal serb, turk, grek, apo nga një tjetër, i përkrahur nga ndonjë shërbim u huaj, i cili  thot që Gjergj K. Skënderbeu, na paskësh qenë serb, turk apo grek, ndërsa Nëna e madhe e njerzimit, Tereza, që miliona varfënjakë shpëtoi nga vdekja, na qenka!!!Konflikt i tmerrshëm ndërmjet satanit dhe zotit, konflikt me përmasa skandaloze, ndërmjet pjesëtarëve të një populli të vogël, por edhe të një globi të tërë, pozicionuar në betejë të heshtur!

Portalet, gazetat, debatet e ndryshëm, propaganda mediatike etj., sikur për të hedhur edhe më shumë krypë në plagët shekullore, që në epokën e re të demokracisë,sikur edhe më tepër po djegin, i shëndrojnë të njëjtat në plagë neuralgjike që ndezin zjarrin e kontraditave dhe zënkave akoma në heshtje, ndërshqiptare, madje për më tepër, edhe të atyre ndërcivilizuese të përmasave globale. Në mendjen time të trazuar, më vijnë vuajtjet e mendjeve të mëdha të kombit dhe të globit!Fërkimet e këtilla urrejtjembjellëse, tanimë hasen pas çdo clicku, në epokën e djallëzuar ku fuqia e informacionit, bën hata. Hata kjo, që vë në fushën e betejës, pozicionet kontradiktore ndërmjet perëndimit dhe orientit, që s’do mend, edhe më fuqishëm dhe për të miliontën here, verifikon betejën e satanit, që në emër të amshueshmërisë dhe hyjnores, të pregadisë terenin për Beteja të përmasave të Bartolomeut! Beteja e përgjakshme kjo, ndërmjet Hugenotëve protestant francez, kundërshtarë të Vatikanit, për shkak të dhunës se ushtruar shpirtërore nga vetë selia, që synonte indoktrinimin ideologjik të kombit, dhe në anën tjetër, plaçkitjen e besimtarëve, gjunjëzimin e tyre për shitjen e mëkateve shenjtërisë së Vatikanit, për të siguruar parajsën! Një absurd, që haset gjithandej. Një strategji sunduese kjo shekullore, që Roma dhe perandoria e saj e shenjtë, ushtronte për t’i mbajtur francezët, gjermanët, zvicranët, anglezet dhe popujt tjerë europian, nën kontrollin shpirtëror të papatit të shenjtë!

Impaktet e këtilla të predikimit, sot reflektohen me të madhe, në emrat dhe veshjen tonë e mjerimit. Si të tillë, kanë një gjë të përbashkët! Gjeni i aktorëve në shumëzim të sipër marramendës, është shqiptar, ndërsa mjedisi dhe ndikimi i tij bihejviorist, ku ato sillen, është faktori që ndryshon madje edhe këtë gjen biologjik të ngelur. Janë viruset dhe kasabatë tona që reflektojnë klimë të mrekullueshme për ‘kultivimin e stereotipeve fatale të shqiptarit bashkëkohor’. Shqiptarit me antropologji kulturore të ndryshuar, me identitet kulturor të lënduar rëndë, deri në shkallën kur në pavetëdije të transit, nuk jemi në gjendje të njohim vetveten.Si do na quanin miqtë tanë të përjetësisë dhe ata të fqinjësisë së hasmërisë së përjetshme? Shtrohet pyetja! E lehtë do ishte kjo! Normalisht, nëse gjithnjë mendojmë sipas koncepteve të inteligjencës kognitive dhe asaj emocionale! Por në të kundërtën, gjithçka do të ishte e dështuar! Do të përsëriteshin prejudimiket e llojit të Gjergj Kastriotit Skenderbeut, trimit tonë të madh që mbrojti popullin tonë dhe vlerat e civilizmit perëndimor nga etja për shkatrim dhe instalim mbi to të pushtetit që sot synon të pushtojë botën mbarë? Me fjalë të tjera, me emrat dhe veshjen që sot e ‘përqafojmë me të madhe’, në emër të hyjnores, në analet e historisë do hynim ashtu siç asnjëherë nuk kemi qenë! Sa bukur ishte dikurë? Do të pikturoheshim pikërisht ashtu siqë na dëshiron satani dhe predikimi i tij që ujin vazhdimisht në demens hynor, e çon drejt mullirit të shkrirjes tone, në diçka që kurr s’kemi qenë!

Do të ishte kjo koha e pendimit të vonë, apo thjeshtë do të ishte kohë kjo, kur pluhuri i erërave që sollën betejat e dala jashtë kontrollit, të ‘lëvizjeve për një botë më të mirë’, do na kishin sjellë para aktit të kryer të asgjësimit, si identitet i veçantë kulturor. Pas qindra e qindra vitesh, kjo do të tingellonte si vijon: ishte arab i njëfarë Kosove, apo i njëfarë Maqedonie, ishte turk,apo grek e arab, i njëfarë Shqipërie, apo thjeshtë, nuk është e njohur ç’ka qenë! Thonë që; Përsëritja është nënë e diturisë”! Në rastin tonë, nuk jam i sigurtë nëse kjo do të vlente.Neve përsërisim mësimet e gabuara, të ligjëruara nga intelekti në demens të skajshëm! Në fakt, në rastin tonë, përsëri do na identifikonte thënia e jashtëkohshme e Konicës së madh: “Shqiptari duket sikur të jetë i bërë për të qenë lodër e një mashtrimi të përjetshëm; një fatalitet i dhimbshëm rri pezull mbi këtë popull të mjerë”! Një konkluzion jashtëkohor të cilit si për çudi, nuk arrijmë t’i shqepemi kursesi, e lëre më t’ia gjejmë ilaçin që e gjetën kombet e civilizuara, duke arritur përfundimisht ta shpëtojnë vetveten nga fatalitetet që atyre iu servuan, qofshin ato të natyrës njerëzore apo të asaj divine, të instaluar nga vetë njeriu, kjo krijesë‘sui generis’!

Në rrethana të këtilla, aftësia jonë për të identifikuar seriozitetin e gjendjes dhe origjinën e saj, që kamuflon ‘gënjeshtrën e veshur me petkun hyjnor,  të vërtetën dhe të amshueshmen të veshur me “petkun e së vërtetës’, është dukshëm e kufizuar, madje edhe inegzistente.  Fatmirësisht, mund të thuhet që ‘fortunat e këtilla të heshtjes shkatëruese të amshimit’, deri diku janë tejkaluar, prapëseprapë, në epokën e globalizimit dhe magjisë fatale të pafuqisë për t’u mbrojtur, nga gjama që ky fenomen global pombjell, si shqiptarë nuk jemi ne gjendje të zgjedhim të mirën, pra, atë që është në interesin tonë kombëtar, atë që zgjodhën mendjet e ndritura të kombit tonë dhe të botës. Një gjendje mentale kjo, ku ambiguiteti dhe amorfiteti logjik i trurit iracional të shqiptarit, funksionon jashtë kontrollit të analizave konkrete psiko-filozofike.

Autor: Florim Ajdini

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button