Një kështjellë madhështore ku njerëzit jetojnë pa paguar qira!

Për më tepër se 800 vite, mijëra familje kanë jetuar brenda kësaj ndërtese gjigante në mes të shkretëtirës, në shtetin Indian të Rajasthan-it, transmeton Top Channel. 

E ndërtuar në vitin 1156, kështjella ranore e rrethuar me tre mure të lartë, 4 porta gjigante në të gjitha anët e kështjellës, si dhe 99 kulla që përdoreshin për tanket, duket si të ishte një “kështjellë prej floriri”.

Ky vend është më tepër se sa një vendndodhje arkitekturale, historike, pasi 800 vite pas ndërtimit të saj, 2,000-4,000 banues jetonin brenda këtyre mureve të kështjellës , pa paguar qira! Kjo tokë u dha nga mbreti i asaj kohe dhe në këmbim duhet të shërbenin mbretërisë së tij.

Sot, jo vetëm Jaisalmer është ndërtesë antike në Indi, por shërben si monument, ku jetesa vazhdon të jetë njësoj si të ishin në shekullin XXI.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button