Amnesty International akuzon ushtrinë e Mianmarit për krime lufte

Amnesty International (AI) akuzon Ushtrinë e Mianmarit se ka kryer krime lufte dhe shkelje të të drejtave të njeriut me operacionet e reja ushtarake që ka ndërmarrë në rajonin Arakan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ushtria e Mianmarit ka vrarë dhe plagosur civilë në sulmet që vazhdojnë pa asnjë dallim që nga janari e deri më tani, në luftën kundër organizatës Ushtria Budiste e Arakanit, e cila organizon veprime të armatosura me kërkesën për autonomi në rajon, thuhet në raportin e Amnesty International (AI).

Po ashtu në raport Ushtria e Mianmarit akuzohet se ka kryer ekzekutime pa gjykim, arrestime arbitrare dhe tortura.

Edhe pse Ushtria e Mianmarit bëhet përgjegjëse për shumicën e shkeljeve të dokumentuara nga organizata, në raport thuhet gjithashtu se edhe grupi rebel budist i Arakanit ka kryer disa shkelje si kërcënime dhe ngjarje të rrëmbimeve kundrejt civilëve dhe se ka vendosur në rrezik civilët.

Ndër të tjera në raport njoftohet se janë zbuluar prova në lidhje me krimet e reja të kryera nga njësitë ushtarake të përfshira në krimet kundër njerëzimit në të kaluarën.

Në raport janë përmendur edhe vlerësimet e drejtorit Rajonal për Azinë lindore dhe Juglindore të Amnesty International, Nicholas Bequelin, i cili ka theksuar se “Operacionet e reja në rajonin Arakan tregojnë se një ushtri e pa penduar, e pa reformuar dhe e papërgjegjshme po terrorizon civilët dhe është duke bërë shkelje të përhapura si një taktikë e qëllimshme”.

Ushtria e Mianmarit shpalli Ushtrinë Budiste të Arakanit, si një organizatë terroriste pas sulmit të ndodhur në muajin janar ku u vranë 13 policë dhe 9 të tjerë u plagosën.

Më shumë se 30,000 civilë budistë janë zhvendosur në rajon kohët e fundit për shkak të konflikteve mes anëtarëve të organizatës dhe ushtarëve.

Në Arakan, në vitin 2012, mijëra muslimanë u masakruan dhe mijëra shtëpi dhe biznese u dogjën në konfliktet mes budistëve dhe muslimanëve.

Ushtria e Mianmarit dhe nacionalistët budistë, filluan veprimet e tyre të dhunës masive duke treguar si arsyetim sulmet e njëkohshme të ndërmarra më 25 gusht 2017 ndaj stacioneve të policisë kufitare në Arakan.

Sipas Kombeve të Bashkuara, ka arritur në 745 mijë pas kësaj date, numri i njerëzve që u strehuan në Bangladesh për t’i shpëtuar shtypjes dhe persekutimit në Arakan.

Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut me imazhet satelitore që kanë publikuar kanë dëshmuar se qindra fshatra janë shkatërruar.

OKB dhe organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut e quajnë “spastrim etnik” ose “gjenocid” dhunën kundër muslimanëve të Arakanit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button