Olimpiada 2020, japonezët jashtëzakonisht të interesuar për bileta

Organizatorët e Lojërave Olimpike Verore kanë njoftuar se miliona japonezë kanë treguar interes për bileta të lojërave, të cilat do të mbahen në Tokio në verën e vitit 2020, raporton Anadolu Agency (AA).

Organizatorët sot mbyllën fazën e parë të paraqitjes për bileta për qytetarët e Japonisë, ndërsa kandidatët do të njoftohen më 20 qershor për miratimin e tyre të blerjes. Zgjedhja e klientëve të biletave do të bëhet sipas sistemit të lotarisë.

Të interesuarit jashtë Japonisë duhet të presin deri më 15 qershor kur biletat do të dalin në shitje nga ana e distributorëve të posaçëm në çdo vend.

Organizatorët nuk kanë njoftuar se sa kërkesa janë bërë për bileta përmes sistemit online. E vetmja gjë që bëhet e ditur është se janë hapur 7.5 milionë ID profile, që është e domosdoshme për t’u paraqitur për blerjen e biletës dhe pjesëmarrjen në lotari.

Sipas organizatorëve të Olimpiadës Verore “Tokio 2020” në dispozicion do të jenë rreth 7.8 milionë bileta dhe se 20 deri në 30 për qind do të shiten në Japoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button