Foletë e zogjve në pemë një mrekulli e natyrës

Zogjtë që banojnë në zonat e Afrikës, Indisë dhe Australisë, për shkak të mënyrës së thurjes së folesë janë një nga “projektuesit” më të mirë në natyrë, shkruan Anadolu Agency (AA).

“Kreacionet” e tyre në mjediset rurale në Etiopi i regjistroi edhe reporteri i AA-së.

Në pamjet mund të shihet se si zogjtë në zonën Afar, në verilindje të Etiopisë, me degët e zgjedhura me kujdes përpiqen të thurin çerdhet e tyre.

Zogjtë që e ndërtojnë folenë e tyre në degët më të forta të pemës, fillimisht bëjnë hyrjen e duhur dhe pastaj pjesët e tjera.

Foleja të kujton llambat që varen në degë.

Asnjë lëvizje e këtyre zogjve nuk është e rastësishme dhe teknika e tyre është e habitshme për shumë njerëz që kanë pasur mundësinë të shohin mënyrën se si e ndërtojnë folenë.

Këta zogj janë përafërsisht 30 gram dhe ndërtuesit janë ekskluzivisht meshkuj që garojnë në lidhjen e nyjeve dhe thurjes, ndërsa femrat potenciale ndjekin me kujdes punën e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button