Bisedimet e paqes afrojnë Afganistanin me paqen

Zv/kreu i Këshillit të Lartë të Paqes së Afganistanit, Haji Deen Mohammad, ka deklaruar se vendi i tij është “më afër paqes”, raporton Anadolu Agency (AA).

Mohammad, i cili po ashtu është ndihmës i presidentit afgan, Ashraf Ghani, shprehu optimizëm të matur kur dita e dytë e bisedimeve të brendshme afgane filluan në Moskë nëpërmjet trupit të ngarkuar për të arritur një marrëveshje paqësore midis qeverisë dhe talebanëve.

Duke folur për Anadolu Agency (AA), Mohammad tha se bisedimet nuk ishin të parat që mbahen midis përfaqësuesve të palëve të ndryshme afgane dhe shtoi se takimet e rregullta treguan përparim të arritur në procesin e paqes.

“Unë jam personi që përpiqet t’i sjellë të gjitha palët në bisedime dhe të zgjidhë problemet e Afganistanit, veçanërisht gjakderdhjen”, tha Mohammad, duke shtuar se talebanët kanë dërguar një delegacion të madh, duke treguar rëndësinë e dialogut dhe negociatave.

Ai shprehu shpresë se bisedimet do të rezultojnë me një qeveri koalicioni që do të përfshijë përfaqësues nga të gjitha palët.

“Koha është që të gjithë të ulen bashkë dhe të zgjidhin problemet tona përmes diskutimeve ballë për ballë”, theksoi Mohammad.

Ambasadori afgan në Moskë, Latif Bahand, falënderoi Moskën për kontributin e saj në procesin e paqes së Afganistanit.

“Kjo nuk është hera e parë që ne kemi qenë në të njëjtën tavolinë me talebanët, ndihem normalisht i ulur në të njëjtën tryezë me ta, ne jemi bashkëqytetarë, ka kundërshtime që ekzistojnë tani midis afganëve në të gjitha vendet e botës”, tha Bahand, duke theksuar se Rusia kaloi nëpër një periudhë të tillë në historinë e saj.

Për një vizitë të mundshme të presidentit afgan ose kryediplomatit në Rusi, Bahand tha se “nuk ka pasur rast kur një ftesë për të vizituar Rusinë ka mbetur pa përgjigje”, megjithëse një vizitë nuk është e mundur këtë vit për shkak të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në vend, që do të mbahen shtatorin e ardhshëm.

Më 28-29 maj, Rusia dhe Afganistani festojnë 100-vjetorin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Këtë vit, Moska organizoi një takim jozyrtar midis palëve të ndryshme afgane, që synonin të shtyjnë përpara procesin e paqes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button