Gati gjysma e familjeve në Rusi mund të blejnë vetëm ushqim dhe rroba

Gati gjysma e familjeve në Rusi kanë thënë se kanë të holla vetëm për ushqim dhe rroba, mirëpo nuk mund të përballojnë blerjen e orendive shtëpiake dhe pajisjeve tjera, është raportuar në media, duke cituar të dhëna nga Agjencia Shtetërore e Statistikave, Rosstat.

Duke cituar këtë raport, bazuar në gjendjen financiare të familjeve për çerekun e katërt të vitit 2018, mediumi rus, RBK, ka thënë se 48.2 për qind e familjeve të anketuara mund të blejnë ushqim dhe rroba, mirëpo jo edhe telefon të ri dhe pajisje shtëpiake, transmeton REL.

Në këtë anketë kanë marrë pjesë 48,000 familje.

Pjesa më e madhe e respodentëve që nuk kanë përballuar blerje më të mëdha sesa ushqimi dhe rrobat kanë qenë familje të reja dhe pensionerët.

Problemet ekonomike kanë dëmtuar popullaritetin e presidentit rus, Vladimir Putin, dy mandatet e para të të cilit patën rezultuar me rritje ekonomike.

Mirëpo pas uljes së çmimeve të naftës dhe sanksioneve Perëndimore të vendosura për shkak të ndikimit të Rusisë në Ukrainë, situata ka ndryshuar.

Bruto prodhimi i brendshëm ka rënë për 0.5 për qind në çerekun e parë të vitit 2018, duke shënuar rënie në krahasim me parashikimet qeveritare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button