Ambasadori Zhbogar ia dorëzoi Pendarovskit, Zaevit dhe Xhaferit raportin e KE-së (FOTO-VIDEO)

Menjëherë pas dorëzimit zyrtar të raportit të progresit të Komisionit Evropian për Maqedonisë e Veriut nga ana e ambasadorit të BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar, krerët më të lartë shtetërorë presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, thanë prononcimet e tyre në lidhje me raportin pozitiv për vendin, përcjell Portalb.mk.

Zhbogari ia dha Pendarovskit, Zaevit dhe Xhaferi raportin e KE-së. Në fokus Stevo Pendarovski
Zhbogari ia dha Pendarovskit, Zaevit dhe Xhaferit raportin e KE-së. Në fokus Stevo Pendarovski

Presidenti i shtetit Pendarovski shprehu kënaqësinë e tij për raportin pozitiv të KE-së, duke theksuar se ky është raporti më i mirë në historinë e bisedimeve të vendit me Bashkimin Evropian.

“Më lejoni ta shpreh kënaqësinë time për përmbajtjen e raportit. Raporti pasqyron situatën reale në vend. BE-ja diti të njohë progresin. Maqedonia e Veriut ka bërë përparime si në planin e jashtëm ashtu edhe në planin e brendshëm, si president pres që Këshilli ti valorizojë përpjekjet e Maqedonisë dhe në qershor të japë datë për fillim të negociatave. Çdo shtyrje shtesë do të jetë demotivim për shoqërinë tonë dhe do të komplikojë procesin. Pres dhe kërkoj nga të gjithë aktorët relevant të vend ta njohin rëndësinë e momentin dhe të japin kontributin e tyre. Këtë herë veçanërisht me jep kënaqësi fakti që raporti u dorëzohet njëherazi në një vend presidentit kryeministrit kryeparlamentarit dhe liderëve politik”, tha Pendarovski.

Zhbogari ia dha Pendarovskit, Zaevit dhe Xhaferi raportin e KE-së. Në fokus Talat Xhaferi
Zhbogari ia dha Pendarovskit, Zaevit dhe Xhaferit raportin e KE-së. Në fokus Talat Xhaferi

Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi duke falënderuar qytetarët e vendit për durimin dhe mbështetjen, tha se vendi ka përmbushur pritshmëritë dhe se pret që në qershor të fillojnë negociatat për anëtarësim të vendit në BE.

“Është kënaqësi që sot të jem pjesë e këtij momenti të pranimit të raportit të Komisionit Evropian për përmbushjen e rekomandimeve që ka dhënë vitin e kaluar. Kemi përmbushur pritshmëritë që të realizojmë atë që është ëndërr e secilit prej nesh me shpresën se ky raport do të përmbyllet me vendimin e vendeve anëtare për fillimin e negociatave. Me këtë edhe njëherë do të tregohet se BE-ja mbetet në përcaktimin për zgjerim”, tha Xhaferi.

Zhbogari ia dha Pendarovskit, Zaevit dhe Xhaferi raportin e KE-së. Në fokus Zoran Zaev
Zhbogari ia dha Pendarovskit, Zaevit dhe Xhaferit raportin e KE-së. Në fokus Zoran Zaev

Kreu i ekzekutivit, Zoran Zaev tha se rekomandimi pozitiv i dhjeti me radhë për vendin, paraqet raportin më pozitiv që prej kur vendi është kandidat për anëtarësim në BE.

“Sot jemi krenarë edhe për një sukses tjetër të vendit tonë. Morëm raportin më pozitiv që kur u bëmë kandidate. Për këtë meritojmë të festojmë dhe ti urojmë të gjithë qeverinë kuvendin partitë politike qytetarët. Me kujdes i pranojmë edhe të gjithë vërejtjet. Maqedonia e Veriut vazhdon me reformat”, tha Zaev.

Në ngjarje kanë marrë pjesë edhe kryetarët e të gjitha partive politike, përveç të opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski. Gjithashtu, kanë marrë pjesë edhe zv/kryeministra, ministra dhe anëtarë tjerë të kabinetit qeveritar.

Zhbogari ia dha Pendarovskit, Zaevit dhe Xhaferi raportin e KE-së
Zhbogari ia dha Pendarovskit, Zaevit dhe Xhaferit raportin e KE-së

Ndryshe, pasi Komisioni Evropian rekomandoi nisje urgjente të negociatave ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, ambasadori i BE-së në RMV, Samuel Zhbogar ka numëruar reformat e realizuara dhe të parealizuara të cilat janë kërkuar nga Komisioni Evropian dhe grupi i ekprertëve të udhëhequr nga Rejhar Pribe.

Zhbogar ka theksuar se mbetet edhe shumë punë të bëhet në realizimin e reformave në gjyqësor, në sundimin e shtetit të së drejtës, në reformimin e administratës publike dhe në sigurimin e qëndrueshmërisë financiare të transmetuesit publik, ndërkaq si pozitive e ka vlerësuar miratimin e kornizave ligjore në fushën e sigurisë, të antikorrupsionit, të mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të diskriminimit.

Zhbogari ia dha Pendarovskit, Zaevit dhe Xhaferi raportin e KE-së
Zhbogari ia dha Pendarovskit, Zaevit dhe Xhaferit raportin e KE-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button