Nuk ka persona të akuzuar dhe të dënuar në kabinetin e Pendarovskit ka në Agjencinë e Inteligjencës ku ende punojnë

Në Agjencinë e Inteligjencës, e cila është nën kompetencat e presidentit Stevo Pendarovski punojnë tre agjentë të lartë të cilët janë të komprometuar me hetimet, aktakuza, në dëshmitë për sulmin e organizuar në Kuvend më 27 prill 2017, e të cilët ishin këshilltarët më të afërt të Gjorge Ivanovit, shkruan Sdk.mk, transmeton Portalb.mk.

Këto janë Kirill Todorovski, ish-kreu i kabinetit të Gordana Jankulloskës, i akuzuar nga PSP në “Titanik” për parregullsi serioze zgjedhore. Pastaj edhe një  më tepër, kundër-zbulues ende është edhe Munir Pepik, i dënuar me 15 vjet burg për sulmin e organizuar në Kuvend, ndërsa gjykohet edhe në “Titanik”, se e ka organizuar fotografimin e për letra njoftimi për votuesit nga Liqenasi të cilët i sillte VMRO-DPMNE. Kundër-zbulues ende është edhe këshilltari i afërt i Ivanovit për siguri Sinisha Aleksovski, për të cilin i akuzuari në rastin e 27 prillit,  Mihail Mlladenovski, më 3 dhjetor 2018 në Gjykatën themelore Shkup 1 thënë se ai kishte qenë lajmëtari nga kabineti i Ivanovit i cili u kishte thënë sulmuesve të Kuvendit që Ivanov do të shpallë gjendje lufte.

“Pastaj erdhi me golfi gri me xhama të errët, vetura zyrtare e DSK-së, e njëjta me të cilën vinte te ‘Aristokrat’. Atij iu afrua Ninxha. Në veturë kishte jelekë antiplumb, automatikë, pistoleta. Na u tha që armët t’ua ndanim njerëzve me përvojë, për shembull atyre të cilët kanë qenë në  njësitin ‘Luanët’. Armët kishin qenë për shqiptarët që kishin qenë duke ardhur. Megjithatë, erdhi informacioni që Sinisa Aleksovski është lajmëruar dhe ka thënë se Ivanovi do të propozonte shpallet gjendje lufte. Tha se policia ushtarake është në gjendje gatishmërie për të arrestuar udhëheqësinë e LSDM-së. Por në orën 10, Ivanovi nuk e bëri atë”, tha atëherë Mlladenovski.

Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsionin kishte hetim paraprak për Aleksovskin në lidhje me praninë e zyrtarit serb të inteligjencës Goran Zhivalieviç. Sipas burimeve nga Agjencia, Aleksovski dhe Todorovski ishin angazhuar njëkohësisht në kabinetin e ish presidentit Ivanov. Tani nuk janë në kabinet, por zyrtarisht janë në listën e punonjësve në Agjenci.

Vërtetim që asnjë nga këta persona të kompromentuar nuk ishte në kabinetin e Pendarovskit, morëm edhe nga nëpunësit e tij. Agjencia, thonë ata, ka drejtor të ri, i cili është përgjegjës për të gjitha çështjet e personelit. Por respektohet e drejta e supozimit të pafajësisë për të tretë, do të përcillet fati i aktvendimeve dhe aktakuzave, përkatësisht proceset gjyqësore që i ka.

Kur më 11 maj, 2019 e morri certifikatën nga KSHZ për president të Maqedonisë, Pendarovski paralajmëroi se do t’i rreket reformës në shërbimet e inteligjencës, sidomos në pjesën e Agjencisë së inteligjencës dhe se në të s’do të ketë vend për katër persona që janë nën hetim nga Prokuroria.

“Të gjithë ata që e kanë shkelur ligjin dhe Kushtetutën, ndërsa sipas informatave të mia Prokuroria është duke i hetuar 4 personat e tillë, nuk do të jenë pjesë e ekipit që është nën kompetencat e Presidentit,” iu përgjigj Pendarovski gazetarëve pas pranimit të certifikatën për president  të vendit nga KSHZ.

Ai nuk e përcaktoi nëse këta persona ishin nga Agjencia e Inteligjencës ose nga zyra e tij. Pendarovski përkujtoi se procedura, të Prokurorisë për pjesëmarrje në disa ngjarje të pakëndshme, janë hapur edhe për punonjës të ARM, komandant suprem i së cilës është presidenti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button