Deskoska: Nuk ka asnjë përparim për ligjin për Prokurorinë Speciale

“Nuk ka asnjë përparim në bisedimet me VMRO-DPMNE-në për miratimin e ligjit të ri për Prokurorinë Speciale Publike (PSP)”, tha sot ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, njofton Portalb.mk.

Ajo shtoi se ekzistojnë bisedimet formale dhe jo-formale me VMRO-DPMNE-në, por ende nuk ka marrëveshje.

“Pozicionet tona janë parimore. Nuk do të lejojmë që në ligj të vendosen dispozita të cilat nuk do të nënkuptojnë vendosje të plotë të drejtësisë. Po bëhen përpjekje për rishqyrtimin e qëndrimeve te të gjithë deputetët”, tha Deskoska në deklaratë për mediat në konferencën “Integritet dhe antikorrupsion në sektorin e biznesit”.

Ajo shtoi se pret vlerësim pozitiv në raportin e Komisionit Evropian në fushën e drejtësisë, edhe pse ende nuk është miratuar ligji i ri për PSP-në.

Ndryshe, bisedimet për Ligjin për Prokurori Publike, me të cilin parashihet integrim të PSP-së në Prokurori Publike, po vazhdojnë tanimë dy muaj, por ende nuk ka asnjë marrëveshje.  Reagime të shumta ka pasur nga faktori ndërkombëtar për miratim sa më të shpejtë të Ligjit për Prokurori Publike, me të cilin parashihet integrim të PSP-së në Prokurori Publike.

Mospajtimet kanë të bëjnë me nenin 105, i cili është pengesë kyçe në sjelljen e ligjit për Prokurorinë Publike që përfshin dhe përcaktimin e statusit të Prokurorisë Speciale, e që ka të bëjë me vazhdimin e procedurave dhe shfrytëzimin e dëshmive, të cilat janë mbledhur deri më tani.

Opozita kërkon që përmes ndryshimit të nenit 105, t’i anulojë të gjitha akuzat e ngritura nga PSP-ja pas qershorit të vitit 2017.

Nga Ministria e Drejtësisë kanë theksuar nuk do të bëjnë kompromis me vazhdimin e ndjekjes së krimeve të bëra penale dhe se për këtë institucion, nuk do të jetë e pranueshme vendosja e dispozitave që kërkon opozita e që në një formë do të thonë amnisti e fshehtë për disa vepra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button