Timonie: Franca së shpejti do ta ratifikojë protokollin për NATO, për raportin e KE-së do të diskutohet

Procedura për ratifikimin e protokollit për hyrje të Maqedonisë së Veriut në NATO nga ana e Francës vazhdon dhe do të mbarojë së shpejti, paralajmëroi sot ambasadori francez në vend, Kristijan Timonie, njofton Portalb.mk.

“Ajo është procedurë e cila rrjedhë. Parlamenti francez ashtu siç e dini është i përbërë prej dy elementeve të veçanta, Kuvendi dhe Senati. Ne vlerësojmë se procedura do të duhej të mbarojë dhe nuk ekziston asnjë pengesë që ajo të mos bëhet në afat sa më të shkurtër”, ka sqaruar Timonie.

Ai ka shtuar se Franca momentalisht gjendet në periudhën e reformave, dhe siç theksoi, “gjithmonë kur ka reforma ka edhe rrëmujë”.

Në pyetjen nëse Franca do ta përkrahë hapjen e bisedimeve me BE-në, ambasadori tha se nuk mundet të prejudikojë, por se për raportin do të diskutohet.

“Ashtu siç e dini, para ca kohësh ka pasur zgjedhje, vendi ndodhet në periudhën e diskutimeve të mëdha, po diskutohen shumë tema me më shumë partnerë dhe unë mund të prejudikojë në lidhje me përgjigjen e kësaj pyetje, megjithatë atë që mundem ta theksoj është se raporti do të diskutohet me simpati”, shtoi Timonie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button