Zaev u takua me “Dancers United” të cilët fituan medalje të artë në Romë të Italisë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u takua me anëtarët e grupit “Dancers United”, të cilët fituan medalje të artë në Kupën Botërore në kuadër të kampionatit Evropian në Rimini të Italisë në vitin 2019, si dhe vende të para në kampionatin Botëror në Poloni dhe kampionatin Evropian në Itali në vitin 2018. Me ta ishin prindërit e tyre, trajnerët dhe mentorët.

“Ju lumtë juve anëtarëve të “Dancers United”. Vendi ynë dhe populli ynë janë krenar me të gjithë ju. Këtë që ju e bëni për promovimin e shtetit është arritje ambasadorësh. Ju vazhdoni me përkushtimin tuaj, ndërkaq llogaritni edhe më tutje në mbështetjen time dhe të Qeverisë në të gjitha sfidat tuaja të reja”, ju tha kryeministri Zaev anëtarëve të grupit, prindërve të tyre, trajnerëve dhe mentorëve.

Zaev i dëgjoi përvojat e bukura nga paraqitja në Rimini të Italisë, ata kumtuan se anëtarët e “Dancers United” janë më të njohur edhe për publikun evropian dhe atë botëror. Gjithashtu u shpreh falënderim i veçantë deri tek kryeministri Zaev, Kabineti i kryeministrit dhe Qeveria, për mbështetjen e cila kontribuon në prezantimin e tyre në botë, si dhe motivimin, për shkak të mbështetjes dhe njohjeve që i fitojnë në shtetin e tyre.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, valltarëve të “Dancers United” ju jap Mirënjohje për entuziazmin, përpjekjet dhe këmbëngulësinë, me të cilën anëtarët të këtij grupi valltarësh me sukses punojnë në përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara dhe drejt qëllimit – shoqëri e barabartë për të gjithë“, theksoi kryeministri Zaev gjatë dhënies së Mirënjohjes.

Anëtarët si dhe përfaqësuesit e “Dancers United” i dhanë kryeministri Zaev, Mirënjohje për kontribut të veçantë për talentet dhe mundësitë e grupit Dancers United.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button