Kush janë bashkëpunëtorët e kryeministrit Zaev: Stefani dhe Sokoll

Qëndrimi klientelist i administratave në ndarjen e punëve të shtetit dhe ujditë, vite me radhë është kritikuar nga Komisioni Evropian. Qeveria LSDM-së paralajmëroi se do t’i jep fund praktikave të partizimit të të gjitha institucioneve që rezultuan me rënie të cilësisë së jetës, migrim të të rinjve dhe kolaps të ekonomisë. U premtua se do t’i jepet fund frustrimeve të kuadrove cilësore të cilët s’kanë mundësi të konkurrojë me aftësi dhe ide në tregun e punës, që sipas institucioneve të respektuara vendore dhe ndërkombëtare ishte kritikuar se është nën diktatin e qendrave të pushtetit brenda partive, transmeton Portalb.mk.

Kabineti këshillëdhënës i kryeministrit Zoran Zaev përmban profesionistë të shquar, por edhe numër të madh personash, sfondi profesional i të cilëve ka hapur pyetje rreth mosrespektimit të parimeve të sistemit të meritave.

Partnerët NOVATV dhe IRL Maqedoni në vazhdimin e tyre të dytë zbulojnë shembuj të rinj të klientelizmit, konfliktit të interesit dhe oportunizmit personal në emërimin e bashkëpunëtorëve të kryeministrit. Aty zbuluam se në mesin e bashkëpunëtorëve dhe këshilltarëve të ri janë djali i Nano Ruzhinit, Aleksandar dhe shkrimtari Venko Andonovski, biografi personal i biznesmenit Vanço Çifliganec.

Në mesin e 63 këshilltarëve dhe bashkëpunëtorëve të punësuar dhe atyre me angazhim honorar ka edhe njerëz seriozë. Por në listë mbizotërojnë persona që shtrohet pyetje vallë kompetencat e tyre i përgjigjen nivelit të detyrës – për të këshilluar dhe për të ndikuar në vendimet e kryetarit të Qeverisë.

“Këto pozita, sipas një rregulli të pashkruar, u jepen personave me bagazhe profesionale dhe autoritet në fushën për të cilën duhet të këshillojnë. Në Maqedoni, duket se këto pozicione ekzistojnë për të rehatuar partizanët e dëgjueshëm”, thotë Denko Malevskit, ministri i parë i Jashtëm i Maqedonisë dhe profesor universitar, i cili para pak kohe u bë pjesë e ekipit këshillëdhënës të presidentit Stevo Pendarovski.

Stefani

Në vitin 2015, Stefani Arsovska, nga Velesi, i përfundoi studimet e saj në universitetin privat FON. Shkruan kolumna për partizimin, sundimin e ligjit, për sistemin e meritave në onlajn portalin Brif. Arsovska dëshiron të flasë zëshëm edhe për padrejtësitë ndaj të rinjve pa libreza partiake, midis tyre edhe për shokët e saj.

“Studimet e magjistraturës kanë përfunduar. Çfarë të bëjmë tani? Kolegu im duhet të punësohet. Të gjithë e kemi të qartë se këtu… Në Republikën e Maqedonisë, libreza e partisë vlerësohet më shumë se diploma. Libreza e partisë është ajo që na dallon dhe njëkohësisht më shumë na ndan. Në më të dobët dhe më të fortë, të kuq dhe të kaltër”, këto janë fjalët e Stefani Arsovskas nga fjalimi saj në netët e oratorisë në vitin 2015, kur ende studionte në universitetin privat FON. Në atë fjalim ajo flet për vlerat evropiane dhe për emigrimin e të rinjve, krejt kjo e ilustruar përmes rastit të një shokut të saj.

Profili i rrjetit social të Arsovskës me kryeministrin në sfond.
Profili i rrjetit social të Arsovskës me kryeministrin në sfond.

Ndërkohë, Stefani Arsovska është aktive edhe në lëvizjen e opozitës. Në vitin 2015 fillojnë angazhimet e saj në LSDM, kur e viziton edhe praktikën për të rinj. Ajo përfundon magjistraturën në universitetin FON në shkencat politike në fushën e politikës së jashtme dhe diplomacisë. Arsovska, pas diplomimit dhe magjistraturës në Universitetin FON, një periudhë të shkurtër ka qenë edhe demonstratore e profesorit Nano Ruzin në lëndën “Historia e qytetërimeve”. Djali i tij Aleksandar Ruzhin dhe Stefani Arsovska të njëjtën ditë nënshkruajnë kontrata me qeverinë për të këshilluar kryeministrin.

“Jam politologe e diplomuar në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin FON, ku i mbarova edhe studimet pasuniversitare si bursiste e Universitetit dhe e fitova titullin magjistër i shkencave politike në fushën e politikës së jashtme dhe diplomacisë. Kam punuar si vullnetare-asistente e nënkryetarit të atëhershëm të LSDM-së, angazhim që e ka realizuar më shumë se tre vjet”.

Stefani Arsovska u bë këshilltare e kryeministrit me kontratë autoriale për “Mbështetje të procesit për shfrytëzim më të mirë të fondeve të BE-së në fushën e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, në bashkëpunim të ngushtë me këshilltarin special të bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave”. Ajo punon në zyrën e këshilltares së posaçme për bujqësi Lençe Nikollovska, ish-gazetare dhe ish deputete.

Stefani Arsovska (majtas) me këshilltaren special për bujqësi Lençe Nikollovska në një tubim të LSDM-së
Stefani Arsovska (majtas) me këshilltaren special për bujqësi Lençe Nikollovska në një tubim të LSDM-së

Stefani Arsovska merr honorar prej 30,000 denarësh në muaj, ndërsa kontrata është për një vit.

Angazhimi i parë në shërbimin shtetëror e ka marrë pas ndërrimit të pushtetit në 2017 si bashkëpunëtore e përhershme e jashtme me kontratë në vepër në Ministrinë e Kulturës. Detyra e saj ka qenë të organizojë materialet e qeverisë për seanca që kanë ardhur nga Kabineti i ministrit të atëhershëm, Robert Allagjozovski.

Derisa ka qenë e angazhuar në Ministrinë e Kulturës, ka aplikuar me një projekt të titulluar “Hibernacioni i fjalimit politik”. Konkursi ka qenë i shpallur më 29 shtator dhe ka zgjatur deri më 14 nëntor 2018. Vendimet janë marrë më vonë e rezultatet janë shpallur në shkurt, kur ajo ishte larguar. Stefani Arsovska ka marrë 70.000 denarë për projektin e saj, konfirmojnë nga Ministria, prej nga kërkuan që të mos e lëmë që para numrit 70.000 të shënojmë “vetëm”, ​​duke sugjeruar se s’bëhet fjalë për para të mëdha. Por, në hulumtimin e atëhershëm të emisionit “360 ​​shkallë“, që analizoi kontroversat rreth ndarjes së parave në Kulturë, për projektin e Stefani Arsovskës thuhet se kishte fituar më së pakti pikë në kategorinë e saj, megjithatë kishte marrë fonde.

“Kur është marrë vendimi për aplikimin tim s’kam qenë e angazhuar në Ministri as që kam mund në çfarëdo mënyre të marrë pjesë dhe të ndikoj në vendimmarrje, që do të thotë se nuk ekziston kurrfarë konflikt i interesit”, thotë ajo.

Sokoll

Filip Andov i quajtur Sokoll është i njohur për shumë njerëz në Shkup nga daljet në mbrëmje dhe pirja e kafes gjatë ditës nëpër kafenetë e Shkupit. Është mysafir i shpeshtë në restorantin “Dion” në shëtitoren e Shkupit, ku gjatë fundjavës argëtohet me  muzikë argëtuese dhe turbo-folk. Aty frekuentojnë shumë zyrtarë të mirënjohur të tanishëm dhe të mëparshëm, persona nga estrada, por edhe biznesmenë kontrovers dhe anëtarë të nëntokës. Për shembull, vëllai i kryeministrit Zoran Zaev, Vice, organizoi pritje të Vitit të Ri për politikanët, biznesmenët dhe gazetarët pikërisht në “Dion”.

VMRO-DPMNE para pak kohe ka akuzuar se për Andovin ka akuza penale, të cilat janë duke qëndruar në sirtar. Vëllai i tij është polic dhe miqtë e tij të mirë janë kryetari i Kisella Vodës, Filip Temellkovski dhe drejtori i kopshtit zoologjik, Gjorgji Galetanovski.

Angazhimi i Andovit, për të cilin ai merr honorar mujor prej 30,000 denarë, në përgjigjen e qeverisë përshkruhet me këto fjalë: krijim i politikave që janë me interes të veçantë për qytetarët e Qytetit të Shkupit.

Filip Andov (majtas) në shoqëri me drejtorin e kopshtit zoologjik-Shkup, Gjorgji Galetanovski.
Filip Andov (majtas) në shoqëri me drejtorin e kopshtit zoologjik-Shkup, Gjorgji Galetanovski.

E pyetëm cilat janë kompetencat e tij për t’u emëruar në këtë pozicioni, mos vallë partia i kishte ndihmuar ose kjo kishte të bëjë me autoritetin e tij profesional.

“Angazhimi im është i jashtëm, s’jam i punësuar as në kabinet as në Qeveri, dhe profesioni im është afarist në sektorin e biznesit. Angazhimi i kabinetit të kryeministrit nuk ndërlidhet aspak me përkatësinë time partiake dhe kjo nuk ndikon në aktivitetet e mia profesionale që i bëj për qeverinë”, tha Andov.

Nuk dihet se për çfarë biznesesh mendon, por në Shkup ai njihet si ish-menaxheri lokal i kafeneve, ndërsa është përpjekur edhe në hoteleri si sipërmarrës. Qeveria në përgjigjet që i ka dhënë nuk ka treguar se cilat kanë qenë kriteret në Kabinet gjatë zgjedhjes së këshilltarëve dhe nëse sistemi i meritave ka luajtur një rol dhe çfarë roli.

Numri i bashkëpunëtorëve të jashtëm të Zoran Zaev u rrit në 39 persona. Së bashku me të rregulltit, tani ka gjithsej 63 këshilltarë. Këto janë sa dy të tretat e numrit të këshilltarëve të Nikolla Gruevskit, për të cilin qeveria e LSDM-së vitin e kaluar zbuloi për publikun, se për një vit ai kishte shpenzuar 1.7 milionë euro për 91 këshilltarë. Kryeministri ka angazhuar këshilltarë shtetërorë të përhershëm dhe këshilltarë specialë (24) dhe ka të drejtë të punësojë një numër të pakufizuar të këshilltarëve të jashtëm. Këta të jashtmit mund të marrin kompensim me një këst, të angazhohen në ndonjë projekt për një periudhë të caktuar kohore, por edhe të jenë në listën e kompensimeve të rregullta mujore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button