Partia e Merkelit është kundër marrjes së datës për negociata në muajin qershor

DW-ja në gjuhën maqedonase sot ka bërë të ditur se partia e kancelares gjermane, Angela Merkel është kundër marrjes së datës nga Republika e Maqedonisë së Veriut (RMV) për nisjen e negociatave anëtarësuese të saj me Bashkimin Evropian (BE) në muajin qershor të këtij viti, transmeton Portalb.mk.

Përveç për RMV-në, partitë CDU/CSU janë kundër marrjes së datës edhe nga Shqipëria, ku sipas Gunter Krihbaum vendimi për marrjen e datës do të sillet gjatë muajit tetor.

“Deri sa të sillet vendimit, do të vijë tetori”, tha kryetari i Komisioni për Politikë Evropiane të Bundestagut, Gunter Krihbaum.

Sipas tij, “me siguri nuk do të ketë diçka” nga deklarimi pozitiv i 28-të shteteve anëtarë anëtare të BE-së tash në mesin e qershorit.

LEXO: Komisioni Evropian sot do të publikojë raportin për Maqedoninë e Veriut, do të ketë rekomandim

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button