U votua propozimi për marrjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevski, deputetët e VMRO-së nuk votuan

Me pesë vota “për” Komisioni për Çështjen e Mandateve-Imunitetit e votoi propozimin për marrjen e mandatit të deputetit në arrati, Nikolla Gruevski, me bazë se ai mungon pa arsye në Kuvend më shumë se gjashtë muaj, transmeton Portalb.mk.

Debati ka zgjatur vetëm gjysmë ore dhe vetëm disa deputet kanë marrë fjalë, pa diskutim më të madh.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk votuan as “pro” as “kundër” për propozimin, por nuk ishin as të përmbajtur.

Seancën e udhëheqi nënkryetarja Snezhana Kaleska- Vançeva sepse ish-kryetari i Komisionit, Pavle Bogoevski javën e kaluar dha dorëheqje pas skandalit që ndodhi me bisedën e tij telefonike që u publikua në Youtube.

Pasi Komisioni miratoi vendimin që Gruevskit duhet t’i merret mandati, hapi i ardhshëm është që të votohet në seancë plenare në Kuvend ku nevojiten  80 vota të deputetëve.

Kuvendi edhe vitin e kaluar u përpoq ta ndërmarrë mandatin e Gruevski, por atëherë për shkak nuk kishte shumicë prej dy të tretave.

LEXO: VMRO-DPMNE vendosi t’ia marrë imunitetin e deputetit Nikolla Gruevskit

Ndryshe, ish kryeministri dhe ish lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, më 13 nëntor të vitit 2019 u paraqit në rrjetin social Fejsbuk se e ka lëshuar Maqedoninë për shkak të kërcënimeve dhe ka kërkuar azil politik në HungariNjoftimi i Gruevskit erdhi pasi që MPB-ja lëshoi fletë-arrest. Përplasje ka mes shteteve se kush e ka ndihmuar Gruevskin për t’u arratisur në Hungari. Reagime të shumta ka pasur në opinion e Maqedonisë dhe Hungarisë, por edhe nga faktori ndërkombëtar. Shkuarja e Gruevskit në Budapest ka ardhur pas njoftimit të Gjykatës në Maqedoni që i njëjti të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares për ta vuajtur dënimin me burg prej dy vjetësh në rastin “Tank” të prokurorisë Speciale Publike për furnizimin e mercedesit e vlerë pre rreth 600.000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button