fbpx

Lajme të mira, KE-ja rekomandoi nisjen e negociatave me RMV-në dhe Shqipërinë (FOTO-VIDEO)

12:00- Eurokomisari Johanes Han, në konferencën për media që e mbajti sot para deputetëve të Parlamentit Evropian (PE), ka rekomanduar nisjen urgjente të negociatave të Bashkimit Evropian(BE) me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, transmeton Portalb.mk.

LEXO: Partitë politike e mirëpritën rekomandimin e KE-së për RMV-në, por opozita shqiptare ka kritika
LEXO: Ambasadori Zhbogar ia dorëzoi Pendarovskit, Zaevit dhe Xhaferit raportin e KE-së (FOTO-VIDEO)
LEXO: Zhbogar uroi për vendimin e KE-së, me rekomandimin: Gjyqësori, administrata dhe transmetuesi publik duhet të reformohen
LEXO: Këto janë pikat kryesore pozitive të raportit të KE-së për Maqedoninë e Veriut

Johanes Han duke e publikuar pakon e zgjerimit

Hani ka theksuar se RMV-ja duhet të merret si një shembull i artë, pasi që ajo i ka realizuar reformat dhe ka arritur marrëveshjen historike me Greqinë dhe me Bullgarinë. Për Shqipërinë rekomandimi i negociatave vjen për shkak të reformave gjyqësore.

“Me kënaqësi konstatoj se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë realizuar përparim. Të parë në sistemin gjyqësor. Maqedonia me të dy marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë është shembull i artë për të tjerët. Për këtë rekomandoj nisjen e negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë, dhe atë menjëherë”, tha Han.

Johanes Han duke e publikuar pakon e zgjerimit
Johanes Han duke e publikuar pakon e zgjerimit

Hani ka vlerësuar se angazhimi i BE-së ka dhënë rezultate në Ballkanin Perëndimor, mirëpo mbeten edhe shumë sfida për t’u tejkaluar.

“Në Ballkanin Perëndimor angazhimi ynë po jep rezultate konkretet. Pakoja e sotme ka shënuar dhe ka vlerësuar arritjet. Mbeten edhe shumë sfida, pakoja jonë tregon edhe shumë të meta duke propozuar edhe udhëzime”, tha Han.

Ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut Samuel Zhbogar, i cili pritet që po ashtu të mbajë pres konferencë në orën 13:15,  tha se vendi është në rrugën e duhur kur vjen puna te aspiratat e saj të eurointegrimit, por mbetet për vendet anëtare që të vendosin.

Vendimi për marrjen e një datë pritet të miratohet nga Këshilli i Ministrave të BE në qershor apo korrik, me fillim e presidencës finlandeze të BE-së.

Eurodeputetët Vajgëll dhe Kukan e ftuan BE-në t’i respektojë premtimet e saja për Maqedoninë e Veriut  

Pasi eurokomisari Johanes Han në Komisionin për punë të jashtme të parlamentit Evropian paradite e prezantoi raportin më të ri të Komisionit Evropian për Maqedoninë e veriut dhe Shqipërinë, me të cilin kërkohet fillim të negociatave, eurodeputetët Eduard Kukan dhe Ivo Vajgëll i cili është raportues i parlamentit për Maqedoninë e Veriut, kërkuan nga BE që edhe më tej në mënyrë aktive të kyçet në përkrahjen e dy vendeve, por edhe t’i plotësojë premtimet e saja për fillim të negociatave, transmeton Portalb.mk.

“Komisar Han, raporti juaj është shumë i rëndësishëm, mund të quhet triler i vitit. Ky raport duhet të jetë nxitje për kolegët dhe konsideroj se edhe Maqedonia e Veriut edhe Shqipëria meritojnë atë që rekomanduat”, tha Kukan në fjalim.

Megjithatë, Kukan rikujtoi se BE edhe më tej duhet të kryejë presion pozitiv ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Ju me të drejt përmendet çfarë duhet të bëjmë, por edhe ne gjithashtu duhet t’i rishikojmë instrumentet që i kemi që të bëjmë presion pozitiv. Nëse ajo nuk ndodh, besueshmëria dhe autoriteti do të na ikin prej duarve. Kjo është e rëndësishme, ka edhe çështje më të sigurta në rajon”, tha Kukan.

“Sot flas për stabilitet rajonal, por nëse duam Evropë stabile duhet të ketë Ballkan Perëndimor solid dhe demokratik. E përkrah raportin, Ju keni kryer punë të shkëlqyeshme  dhe shumë jeni kyçur në zgjidhjen e problemeve. Por unë si raportues i Maqedonisë së Veriut dua të rikujtoj se nuk duhet të flitet vetëm për shërbime, por edhe për premtime për vendin. U kemi thënë se nëse arrijnë marrëveshje me Greqinë do të pasojë data dhe vendosmëria e vendit duhet të respektohet. Ndryshe BE do ta humb besueshmërinë”, tha Vajgëll

LEXO: Partia e Merkelit është kundër marrjes së datës për negociata në muajin qershor

LEXO MË SHUMË:

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close