Qeveria e ka miratuar propozim-ligjin për Ohrin, do të ndalohen ndërtimet pa leje

Qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka konstatuar propozim-ligjin për menaxhim me trashëgiminë natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit dhe ka miratuar vendim që të dorëzohet për miratim në Kuvend, në seancën e rregullt të 137, njofton Portalb.mk.

Nga Qeveria thonë se në propozim-ligjin janë zbatuar obligimet nga UNESKO dhe në pajtueshmëri me propozim-ligjin, Planin për menaxhim me trashëgiminë natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit do ta miratojë më së voni në afat prej gjashtë muajve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji, ndërkaq deri në miratimin e Planit përkohësisht do të ndalohen procedurat për dhënien e miratimeve për ndërtimin dhe procedurat për përshtatje të ndërtimeve pa leje dhe përkohësisht ndalohen procedurat për hartimin dhe miratimin e planeve urbanistike, dokumenteve planore urbanistike, por edhe veprimit për planet urbanistike, dokumentet planore urbanistike. Këto akte do të vazhdojnë për miratimin e Planit për menaxhim me trashëgiminë natyrore dhe kulturore”, thonë nga Qeveria.

“Në propozim-ligjin për menaxhim me trashëgiminë natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit po zbatohen obligimet që dalin nga Konventa për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të Organizatës s Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dh Kulturë dhe po krijohen parakushte formale juridike, nëpërmjet menaxhimit të integruar me trashëgiminë natyrore dhe kulturore, të parandalohen aktivitetet të cilat negativisht ndikojnë ndaj vlerave universale të trashëgimisë natyrore dhe kulturore në rajon, por edhe që të ndërmerren masa për kyçjen saj aktive në jetën e komunitetit si faktor i zhvillimit të qëndrueshëm”, thonë nga Qeveria.

Ndryshe, trasetë e dy projekteve kryesore infrastrukturore për hekurudhën drejt Shqipërisë dhe për autostradën Trebenishtë – Ohër kanë kontribuar konsiderueshëm që UNESKO të rekomandojë Ohrit të regjistrohet në listën e trashëgimisë së rrezikuar botërore. Raporti i hartuar duhet të shqyrtohet në Sesionin 43 të Komitetit për trashëgimi kulturore botërore që do të mbahet në fund të qershorit në Baku, Azerbajxhan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button