Babi, babi, çka është shteti?

Thonë se kur një shoqëri, komb ose shtet është në krizë, gjëja e parë që llogaritet nuk është ajo që është, por ajo që mungon. Ajo që me siguri duhet edhe ne tani, edhe zyrtarisht, ta llogarisim, pasi që, më në fund është shpallur recesion. Posaçërisht kështu në shtator, kur ja shohim se parimi nga logjika “nuk ka të tretë” (principum tertii exclusi) mund të zbatohet edhe në shumë amvisëri. Kështu, shumë nga qytetarët mendohen, se cila prej tri gjërave – drunjtë për ngrohje, furnizimet dimërore dhe përgatitja e fëmijëve për në shkollë – ta fusin në “nuk ka të tretë”?!

Është e sigurt se nuk është krejt te paraja dhe se neve na mungojnë edhe shumë gjëra tjera. Një prej gjërave që na mungojnë janë librat. Libra praktikë dhe konkretë, të cilët në mënyrë direkte i mësojnë njerëzit për botën dhe gjërat në të. Diçka si udhërrëfyes për të pa udhëzuarit. Është e sigurt edhe ajo që, ja prapëseprapë, nuk jemi deri në atë gjendje dhe kemi libra. Si dhe ajo se, duke ndjekur shembullin e tregut botëror, çdo ditë e më shumë edhe te ne këtu po botohen libra të këtillë praktikë dhe udhëzues. Por, konkretisht dhe veçanërisht, një libër ende na mungon: “Babi, babi, çka është shteti?”

“Shteti është diçka shumë e madhe për gjërat e vogla, por shumë i vogël për gjërat e mëdha”, ka shkruar një mendje e urtë, duke folur për problemet globale dhe ekologjike. Por, vetë shteti, ashtu si edhe shumë gjëra në jetë, është një gjë e shtresuar. Por, para të gjitha,  është një marrëveshje. Marrëveshja bën shtëpi, por marrëveshje ndërtojnë vetëm nikoqirët e vërtetë! Kjo nuk është punë e qelepurave dhe kalimtarëve të rastit. Dhe të tillë janë ata që, përveç asaj se nuk mund të arrijnë marrëveshje thelbësore, nuk mund as të merren vesh për diçka thelbësore. Të tillët, ja, çdo ditë zbulojnë veten me sjelljen e tyre “sot për sot”. Ndërsa pikërisht me këtë tregojnë veten dhe zbulojnë veten se ata janë në fakt të tillë – incidental dhe të përkohshëm.

Kështu, njëri, kryeministri, propozon ligj në të cilin i kualifikon keq disa gjëra, të cilat janë shumë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët. Edhe atë, për inat të të nënshtruarit të tij, ministrit të mbrojtjes. Çka të kam faj unë, ndërroje atë po munde! Kurse kështu, dëgjon dikë që të quan llafëbosh, si thërret “jepi gazit, usta”, ndërsa nga ana tjetër një numër i  madh i qytetarëve tu, në mënyrë shumë të sjellshme, nëpërmjet të AMAN-it, tërë kohën të paralajmërojnë se “nuk je duke bartë patate”. Athua vallë askush nuk e ka vërejtur se nën shenjën më të urryer të komunikacionit të Koces (50), tani ka një grafit tjetër: Inati ta thyen qafën!

Tjetri, personalisht i ngecur në rastësi, Musa Xhaferi, për pak, do ta ngecë edhe partinë edhe shqiptarët, duke e ndryshuar Kushtetutën?! Si? Me siguri, duke ngjitur etiketë të re mbi Kushtetutën, ashtu siç veç më e shkroi Arsim Zekolli. Me aq shumë jolegjitimitet  tek vet ai, asnjëherë për askund i votuar, me siguri askush nuk do t’ia zë për të madhe Musa Xhaferit ngjitjen e një etikete të përkohshme. Por, çka nëse gjatë legjitimimit nga ana e Gjykatës së New York-ut, i cili po gjykon për aferën “Magyar telekom”, del se në fakt ai është “Funksionari nr. 2”? Atëherë, mos ndoshta do kërkon që ta ndërpresim marrëveshjen e sapo arritur me SHBA-të për respektim të ndërsjellë të ligjeve, partneritetin strategjik apo madje të propozojë të mos kemi më asgjë me Amerikën? E po, vetë dëshirat janë të tilla: të pakufizuara. Janë të tjera gjërat të cilat i kufizojnë, edhe njerëzit edhe dëshirat e tyre. Gjërat si dija, mundësitë dhe legjitimiteti. Ndërsa pikërisht njohja e kufizimeve të veta është ajo që i ndan njerëzit në të mëdhenj dhe të vegjël. Në të përhershëm dhe të përkohshëm.

Në Maqedoni kemi shumë raste të njerëzve në politikë të cilët kanë pasur dhe kanë keqkuptime rreth asaj se çka janë dhe në çfarë kategorie bëjnë pjesë. Kanë “fluturuar” dhe ende “fluturojnë”. Ndërsa pasi ju kalon ajo përkohshmëri, fillojnë të flasin për atë se çka ju ka ndodhur. Së paku sikur të shkruanin, sigurisht jo libër, por së paku ndonjë ese me titull: O moj nëna ime, çka na ishte shteti?! 

Ndërsa e tërë kjo do kalojë, me të vërtetë, atëherë kur do vendoset sundim më i madh i së drejtës. Tek atëherë do kemi çka të lexojmë. 

Focus: 20.09.12
©përkthimi në shqip Portalb

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button