Regjistrimi i popullsisë prej 1 deri më 21 prill vitin e ardhshëm, do të kryhet me laptop

Në seancën e sotme Qeveria e aprovoi Propozim-Ligjin për Regjistrimin e popullsisë dhe amvisërive në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2020 dhe të njëjtin e ka dorëzuar në Kuvend, përcjell Portalb.mk.

Risi në këtë proces që do të duhet të realizohet nga 1 prilli deri më 21 prill të vitit 2020 është që do të shfrytëzohen lapotop në vend të formularëve në letër, me çka siç thonë nga Qeveria, do të përshpejtohet procesi i përpunimit dhe publikimit të të dhënave.

Drafti i aprovuar parasheh që certifikimi i rezultateve të regjistrimit, përzgjedhja e instruktorëve shtetëror për 43 rajonet e regjistrimit, udhëzimet, si dhe të gjithë regjistruesit në terren, të bëhen me firmat e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të entit të statistikës. Autoritetet thanë se nuk do të ketë hapësirë për keqpërdorime, pasi që në periudhë prej tre muajsh pas regjistrimit, do të kenë mundësi të bëjnë verifikimin e të dhënave dhe pastaj t’i certifikojnë rezultatet finale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button