Janë bastisur zyrat e Porsche

Bastisen disa zyra të prodhuesit gjerman të makinave luksoze Porsche dhe disa shtëpi të këshilltarëve financiarë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Prokuroria e Stuttgart në një deklaratë ka njoftuar se bastisja në zyrat e Porsche dhe disa shtëpi të këshilltarëve financiarë është kryer me pretendimin për “ryshfet dhe keqpërdorim të detyrës”.

Në deklaratë theksohet se një zyrtar nga Departamenti i Inspektimit të Shtutgartit i ka dhënë gjatë kontrollit të taksave informacione të fshehta këshilltarit të kompanisë për taksat dhe në këmbim të kësaj ka siguruar të ardhura të padrejta.

Në bastisjen e kryer me policinë e rajonit Baden Württemberg bëhet e ditur se janë konfiskuar disa dokumente dhe se janë dërguar në prokurori për t’u shqyrtuar.

Edhe në lajmin e gazetës Bild janë publikuar pretendimet se Uwe Hück, ish-përfaqësuesi i punës tek Porsche ka përfituar të ardhura të padrejta dhe se në bastisjet e kryera po shqyrtohen dokumentet e pëfitimit të Hück.

Ndërkohë në lajm thuhet se përveç Hück ka nisur një hetim edhe për 5 persona të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button