Veseli në veri: Do të sigurojmë mbrojtje për shqiptarët dhe serbët

Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Kadri Veseli ka qëndruar në veri të Kosovës ku ka takuar banorët e Zubin Potokut.

Sipas një komunikate për media nga zyra e kryetarit të Kuvendit, thuhet se Veseli i ka siguruar banorët e pjesës veriore se institucionet e Kosovës do të jenë gjithmonë pranë tyre dhe nuk do të lejojnë asnjë provokim nga askush, transmeton REL. 

“Të gjithë ata që kanë kryer krime, pavarësisht petkut që mbajnë, do të përgjigjen para ligjit”, citohet të iu ketë thënë banorëve të Zubin Potokut, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Vizita e tij në këtë pjesë u zhvillua në ditën kur Policia e Kosovës ndërmori aksion për, siç u tha, luftimin e krimit dhe kontrabandës.

Raportohet se një polic është plagosur nga të shtënat me armë zjarri dhe tre të tjerë kanë marrë plagë të tjera të lehta.

“Nuk do ta lejojmë askënd të ngacmojë qytetarët tanë dhe asnjë qytetarë të Republikës së Kosovës, qoftë shqiptarë apo serbë”, ka thënë Veseli gjatë qëndrimit në veri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button