Presidenti austriak zyrtarisht shkarkoi qeverinë e Kurz

Presidenti i Austrisë Van der Bellen ka shpërndarë zyrtarisht qeverinë e vendit një ditë pasi kancelari Sebastian Kurz humbi një votim mosbesimi në parlament, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Bellen të martën pastaj emëroi përkohësisht të njëjtët ministra të kabinetit përsëri në rolet e tyre të vjetra për të siguruar që qeveria të funksionojë siç duhet derisa të emërojë një qeveri të përkohshme.

Kjo pritet të ndodhë brenda javës së ardhshme dhe se qeveria e përkohshme do të qeverisë deri në zgjedhjet e reja në shtator.

Zëvendës-kancelari dhe ministri i Financave, Hartwig Loeger, merr përsipër detyrat e kancelarit derisa të emërohet qeveria e përkohshme.

Pavarësisht votimit të mosbesimit që u mbështet nga ish-partneri i koalicionit dhe nga opozita Social Demokratët, Kurz dhe Partia e tij Popullore janë lart në sondazhe dhe mund të dalin edhe më të fortë në zgjedhjet e vjeshtës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button