RMV, u hap Qendra ditore për sindromin Daun, Carovska: Jam e lumtur për qëllimin e arritur

Sot në Shkup është hapur Qendra e parë ditore për sindromin Daun. Qendra do të ofrojë shërbime për rreth 30 fëmijë me këtë sindrom, me to do të punojë ekipi profesional nga Qendra për punë sociale. Ato në qendër do të mund të socializohen, rehabilitohen, por edhe të kyçen në aktivitete kreative, transmeton Portalb.mk.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska tha se Qendra është rezultat i bashkëpunimit të më shumë palëve të prekura, dhe siç tha, ai tregon se mund të marrin shërbime standarde dhe kualitative dhe të gjithë të jenë të kënaqur.

Ajo shpjegoi se hapja e Qendrës është përkrahur nga Qyteti i Shkupit. Ministria përmes Qendrës për Punë Sociale të Qytetit të Shkupit e ka pajisur me mjete në lartësi prej 6.5 milionë denarë. Organizatat civile, tha Carovska, mes të cilave edhe Shoqata e prindërve të fëmijëve me sindromin down kanë marrë pjesë në dizajnin dhe plotësimin e standardeve. Në të ketë mundësi edhe për relaksimin, rehabilitimin dhe zhvillimin e aftësive të fëmijëve, për realizimin e aktiviteteve kreative prandaj ministrja është e sigurt se qendra do të jetë vendi ku fëmijët do të shoqërohen dhe socializohen.

“Reforma sociale nga njëra anë bazohet në dhënien e më shumë parave ndaj qytetarëve, që e bëjmë me ligjet e reja, në të dytën, apo ndoshta komponenta më e rëndësishme është realizimi i shërbimeve. Me këtë Qendër ditore tregojmë se shërbimet janë të rëndësishme për kualitetin e jetesës së përditshme të çdo qytetari duke përfshirë edhe personat me pengesa”, tha Carovska.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov potencoi se qyteti financiarisht e ndihmon këtë projekt dhe se vitin e dytë me radhë financiarisht e përkrah Shoqatën e prindërve të fëmijëve me sindromin Daun dhe paralajmëroi se përkrahja e tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Unë sinqerisht besoj në politikat e përfshirjes dhe se të gjithë qytetarët në shoqërinë tonë meritojnë mundësi të barabartë”, tha Shilegov.

Qendra do të punojë me dy ndërrime nga ora 08:00 deri në orën 20:00. Me fëmijët do të punojë ekipi profesional nga Qendra për Punë Sociale – pedagog, sociolog, defektolog dhe përkëdhelës, por edhe përfaqësues nga Shoqata e prindërve të fëmijëve me Sindromin Doen. Do të zbatohet edhe punë grupore dhe inviduale me këta fëmijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button