Operacioni në veri, janë ndaluar edhe dy anëtarë të stafit të OKB-së

Ngjarjet e ndodhura në rajonet e veriut që prej mëngjesit të kësaj të marte janë ndjekur me shqetësim të madh edhe nga misioni i UNMIK-ut në Kosovë, transmeton Top Channel.

Gjatë operacionit policor janë plagosur 4 policë dhe dy protestues, ndërkohë që janë shoqëruar shumë policë, qytetarë, e madje edhe dy anëtarë të stafit të OKB-së, gjatë kryerjes së detyrave të tyre, nga Policia e Kosovës, siç theksohet në reagimin e UNMIK-ut.

“Të dy anëtarët e stafit u transferuan më pas në spital për trajtimin e lëndimeve. Jemi duke vendosur rrethanat e sakta, në koordinim të ngushtë me të gjitha agjencitë ndërkombëtare në terren”, shkruan UNMIK.

Përfaqësuesi special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Zahir Tanin bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të anëtarëve të stafit të OKB-së, duke shtuar se “çdo dëm ndaj stafit të Kombeve të Bashkuara do të plotësohet me shkallën më të lartë diplomatike dhe përgjigjet ligjore ndërkombëtare”.

“Unë u bëj thirrje të gjitha palëve që t’iu përmbahen parimeve të sundimit të ligjit dhe dinjitetit për të gjithë për jetën, lirinë dhe për të ndihmuar në rivendosjen e qetësisë dhe sigurisë në këtë zonë”, thuhet nga përfaqësuesi i UNMIK.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button