Vetura doli nga rruga, u lënduan 4 maturantë

Një aksident me 4 të plagosur ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në Korçë. Burime nga vendi i ngjarjes, raportojnë për Top Channel se mjeti ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal.

Si pasojë e kësaj 4 maturantë janë plagosur. Mësohet se maturantët po shkonin drejt Voskopojës.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia për të sqaruar rrethanat e ndodhjes së aksidentit ku paraprakisht dyshohet se është shpejtësia tej normave të lejuara.

Ndërkohë të plagosurit janë dërguar në spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button