Tensionet në veri: BE-ja apelon për përmbajtje maksimale

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për përmbajtje maksimale pas zhvillimeve në veri të Kosovës. Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq, ka konfirmuar se zyrtarët evropian janë në kontakt me drejtuesit institucional të Prishtinës dhe të Beogradit dhe kanë apeluar për përmbajtje maksimale. Kocijançiq, në një përgjigje më shkrim, ka theksuar se aksioni policor që po zhvillohet në Mitrovicë dhe lokacionet tjera në Kosovë, është në përputhje me urdhrat e gjykatës , duhet të zbatohet në përputhje me ligjin, transmeton REL.

“Operacionet policore duhet të sjellin besimin në sundimin e ligjit. Operacionet e tilla duhet të forcojnë përpjekjet për normalizim dhe jo t’i dobësojnë ato”, ka thënë Kocijançiq.

Ajo ka shtuar se institucionet e BE-së “besojnë fuqishëm në nevojën për bashkëpunim të policisë, gjyqësorit dhe të gjithë aktorëve tjerë , duke respektuar Marrëveshjen e Brukselit.

Policia e Kosovës po zhvillon një operacion në veri dhe jug të Mitrovicës, i cili, deri më tash, ka rezultuar me ndalimin e disa zyrtarëve policorë dhe të disa qytetarëve.

Si rezultat, janë arrestuar disa persona të dyshuar, ndërkohë që një polic është plagosur nga të shtënat me armë zjarri dhe tre të tjerë kanë marrë plagë të tjera të lehta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button