Gjyqtari shënoi gol pa dashje: Nuk mund ta anuloja (Video)

Shpeshherë i kemi dëgjuar disa ekipe duke u ankuar se luajnë kundër 12 lojtarëve, duke përfshirë si kundërshtar edhe gjyqtarin e ndeshjes.

Skuadrës holandeze të Harkemase Boys kanë qenë dëshmitar të ngjarje të pazakonshme, e cila nuk rrallëherë shihet në botën e futbollit.

Maurice Paarhuis ka shënuar aksidentalisht për Hoekun kundër Harkemases dhe video e publikuar në Twitter është shikuar mbi pesë milionë herë.

Gjyqtari i tha gazetave holandeze të hënën se nuk kishte asnjë mundësi pos të pranonte golin në ndeshjen e Ligave të Ulëta.

“Topi goditi këmbën time. Unë u përpoqa të largoja këmbën, por nuk mund ta bëja në kohë reale”, tha Paarhuis, i cili më tutje u përpoq të arsyetonte vendimin e pranimit të golit.

“Lojtarët e Harkemase Boys po me pyesnin ‘Çfarë po ndodh këtu?’ Por në këto raste gjyqtari është një element i ashtuquajtur “element i vdekur” dhe kjo do të thotë se nuk kisha asnjë mundësi, pos ta pranoja golin si të rregullt”, tha ai.

Ndryshe, në fund të ndeshjes, goli nuk ndikoi në rezultatin përfundimtar pasi Harkemase Boys triumfuan me rezultat 4-2.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button