Pendarovski-Vajgël: Këshilli i BE-së ta njohë zhvillimin dhe të miratojë vendim për bisedime

Këshilli Evropian duhet që t’i njohë përpjekjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe zhvillimin në planin e brendshëm dhe të jashtëm dhe të miratojë vendim për fillimin e bisedimeve hyrëse, vlerësuan në takimin e sotëm presidenti Stevo Pendarovski, në takim me eurodeputetin Ivo Vajgël, njofton Portalb.mk.

Nga Presidenca njoftojnë se në takim janë këmbyer mendime për gjendjen e përgjithshme politike në Maqedoninë e Veriut, procesin e vazhdueshëm të reformave në kontekst të integrimit të shteteve në Bashkimin Evropian, por edhe për gjendjet politike në Bashkimin Evropian pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.

Presidenti Pendarovski e ka vlerësuar lartë mbështetjen e Parlamentit Evropian që e jep në lidhje me integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Pendarovski, eurodeputetit Vajgël, mandati i të cilit mbaron më 1 korrik, i ka dëshiruar sukses në angazhimin e ardhshëm dhe shprehi besim se mbështetja e tij miqësore për Maqedoninë e Veriut do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button