Fabrika “Jugohrom” do të shitet ose do të shkatërrohet

Qeveria të gjejë mënyrë që sa më shpejt ta zgjidh gjendjen me “Jugohromin”  ose gjendja e këtij kapacitet industrial do të përkeqësohet, kështu kërkon Sindikata e Industrisë, Energjetikës dhe Minierës pasi kryeministri Zoran Zaev deklaroi se pronari ka informuar se nuk ka për qëllim ta shesë, shkruan PlusInfo, transmeton Portalb.mk.

“E shohim se punët nuk shkojnë siç duhet në kombinat. Dy vite asgjë nuk punohet në stacionin e pastrimit edhe përkundër asaj që Qeveria ka ofruar të sigurojë kredit prej 1.5 milionë euro me kamatë të favorshme nëse pronari investon edhe aq që të kryhet ajo që është filluar. Pronari i Kombinatit, megjithatë, dy vitet e kaluara nuk është shprehur se çfarë planifikon me kapacitetin dhe kjo tregon se nuk është i interesuar për objektin. Prandaj nuk është e çuditshme ajo që dëgjojmë se dëshiron ta shesë”, tha kryetari i Sindikatit, Pece Ristevski.

Sipas tij, periudhën e kaluar Qeveria nuk ka kryer asnjë presion te pronari që t’i kryejë investimet e filluara, as që e ka lidhur me diçka.

“Edhe pse është kapital privat, Qeveria tani nuk mundet ta lidhë dhe ta kryejë shpejt procedurën për shitjen e ‘Jugohrom’-it. Si shkak kryesor përveç të punësuarve është edhe ai që kapacitetet janë në gjendje të keqe ose nuk janë siguruar në asnjë mënyrë që të mos dekompozohen. Prandaj ne kërkojmë që të përshpejtohet në shitjen e tij që të mos i humbet krejtësisht vlera”, nënvizoi Ristevski.

Aktivizimi i “Jugohrom”-it, sipas tij, do të thotë kthim në punë i punëtorëve që mbetën pa ekzistencë pasi inspektorati i ekologjisë e mbylli sepse nuk ishin respektuar afatet për ndërtimin e filtrave.

Të dhënat e Sindikatit tregojnë se për momentin për mirëmbajtjen e “Jugohrom”-it janë angazhuar 30 deri në 40 persona edhe atë për mirëmbajtje teknike dhe sigurim të kapaciteteve.

Kryeministri Zoran Zaev javën e kaluar deklaroi se investitori ka interes të dobët për ndërtimin e filtrave të domosdoshme për punën e “Jugohrom”-it pa të cilat kombinati nuk mund të punojë.

“Si qeveri kemi dhënë gjithçka, ndërsa mendoj se kemi dhënë pak më shumë nga ajo që kërkon vetëm të vendosen filtra, por investitori ka interes të dobët. I kemi miratuar paratë nga Banka e Maqedonisë për përkrahje të investimeve dhe definitivisht duhet të kërkohet pronar i ri për kombinatin. Tashmë kam informuar dy investitorë potencial, ndërsa besoj se edhe përfaqësuesit tjerë të Qeverisë të informojnë të tjerë që të mund të vijë pronar i ri dhe ta vazhdojë realizimin e projektit”, deklaroi Zaev.

Ndryshe, problemi me ndërmarrjen Jugohrom erdhi pasi që kjo fabrikë nuk ka punuar me standarde ekologjike e cila solli deri te ndotja enorme e ajrit në rajonin e Pollogut. Ndotja e ajrit Tetovën e rangoi ndër qytetet evropiane me ndotjen më të madhe të ajrit. Protestat e sektorit civil nuk ishin të pakta, si pasojë e kësaj, Qeveria VMRO-BDI në atë kohë i caktoi afat kohor për vendosjen e filtrave deri më 1 nëntor, si vonesë të kësaj, Jugohromi do të mbyllej.

Jugohrom nuk arriti të respektojë afatin kohor, Qeveria nuk iu zgjati afatin kohor dhe në mesin e nëntorit të 2016-s u mbyll.
Pas mbylljes, rreth 900 punëtor mbetën pa punë, të cilët të organizuar në sindikatë punëtorësh, vazhdimisht kanë protestuar për humbjen e vendit të punës. 
Pas mbylljes së Jugohromit, ish-ministri i Ekologjisë, Bashkim Ameti publikoi raportin e gjendjes së ajrit, raport ky që vërtetoi se Jugohrom ka qenë një ndër ndotësit më të mëdhenj të rajonit të Pollogut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button